Tasholli: Shpallja e Listës Serbe si terroriste varet nga qëndrimi i vetë asaj partie

Ismajl Tasholli, ka shprehur shqetësimin se ndikimi i fjalës "terrorist" po zvogëlohet në lidhje me ngjarjen e fundit në veri të Kosovës. Ai ka theksuar se ky reduktim i cilësimit terrorist po tenton të zbutë përgjegjësinë e shtetit serb në lidhje me ngjarjen ku dyshohet se kryekrimineli Milan Radojçiq ka pasur rol të madh në sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Analisti, Ismajl Tasholli ka deklaruar se opinioni publik është duke e zvogëluar apo  “zvogëluar peshën e kësaj se çka po ndodh dhe sikur po e reduktonte cilësimin terrorist duke e bërë aludimin e shkëputjes së organizmit të drejtpërdrejt që kanë këto grupe brenda pushtetit serb”.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohet lidhur me zbulimin e kryekriminelit, Milan Radojçiq i cili dyshohet që ishte pjesmarrës në sulmin terrorist kundër Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, të dielën në orët e hershme të mëngjesit më datë 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

“Reduktimi i cilësimit terrorist pa prapashtesa tjera të ndërligjshmërisë që e ka me pushtetin atje në Serbi, sepse kam përshtypjen sikur kjo po e zbut përgjegjsinë direkte që e ka shteti serb në raport me këtë se çka ndodhi ditëve të fundit”, ka thënë Tasholli.

Tutje ai ka theksuar se “ne e dimë dhe e kemi parasysh se pakica serbe ne forma të ndryshme të organizuara është përdorë si altoparlant i Beogradit. Ndërkohë e përgzojë Rashiqin për guximin qytetar që jep në raport me situatën duke pasur parasysh edhe raste të politikanëve tjerë që nuk kan përfunduar mirë siç është Ivanoviç”.

Ndër të tjera, Tasholli ka theksuar se “politikën serbe shoveniste në raport me Kosovën gjithmonë ka ekzistu një triadë e quditshme e pushtetit, intelektualëve dhe kishës, dhe sipas nevojës e kanë legjitimuar njëra-tjetrën ose e kanë krijuar alibinë e një lloj diskursi fashistë që ka pasur gjithmonë me Kosovën”.

Sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë mes Kosovës dhe Serbisë dhe “është i paalternativë”.

Së fundi, Tasholli i pyteur se a duhet të shpallet Lista Serbe si një parti e paligjshme në Kuvendin e Kosovës, ai është përgjigjur duke thënën se “nëse partia e tyre, në këtë rast Lista Serbe vendos që ta cenzurojë në një farë forme nënkryetarin e saj apo të distancohet që është minimaliste si gjasë që të ndodhë. Në një situatë të tillë të diskutohen të gjitha hapsirat dhe mundësitë, mirëpo megjithatë ky është një akt shumë i rëndë që e deligjitmonë jo vetëm politikisht Listën Serbe por edhe moralisht e juridikisht dhe varet prej hapave të tyre në vazhdim ose prononcimeve të tyre që i japin”.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla ka publikuar një video të inçizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Vlen të përmendet se sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika