Të mbijetuarit dhe familjarët kërkojnë drejtësi për Reçakun

Kur ka kaluar pothuajse çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për 45 civilë shqiptarë të vrarë e masakruar nga forcat ushtarake e policore të Serbisë. Të mbijetuarit e masakrës, thonë se nuk do ta harrojnë kurrë atë ditë të ftohtë janari, për tmerrin dhe torturat që pane, e që sot jetojnë me dhimbjen dhe barrën kujtimeve

Memoriali përkujtimor i të vrarëve në Masakrën e Reçakut.

“Nuk kam fuqi.. djalin e kam të humbur në masakër edhe djalin e kunatit..(çfarë ndjenje për ju osht me u rikthy në këtë vend)..të më falësh nuk mundem me fol…..”, ka thënë Fatime Mustafa.

Djali i Fatimes, Muhameti sapo kishte mbushur 21 vjet. Ai është një ndër 45 civilët e masakruar nga forcat serbe. Aparati shtetëror nga kurseu nga më i riu deri te 99 vjeçi.

Ata pak që mbijetuan përshkruajnë tmerrin çnjerëzor që u ushtrua mbi civilët shqiptarë.

“Ngjarja ka rrjedhë kështu, atë (vëllain e vranë) ne kemi ikur në një podrum aty edhe na kanë zënë (forcat serbe) aty. Pastaj na kanë nda, burrat ndamas gratë ndamas, edhe ne kemi shpëtu çka kemi qenë aty pro ata të tjerët i kanë marrë i kanë, i kanë rrahë me dru, i kanë thënë ecni për Shqipëri ju tash”, ka thënë i mbijetuari kësaj masakre, Ismet Emini.

Emini tregon se se shpëtoi mrekullisht vetëm i plagosur, fat të cilin nuk e pati vëllai i cili nuk mbijetoi.

“Sjellje më makabër kundër njerëzimit nuk ka, atë nuk mundet me e bë askush. Atë barbarisht çka kanë bërë në trupin e tyre e tonin, unë i kam parë të gjitha. Ne për shpirtin tonë e përjetuam mirë, por unë isha i plagosur e pastaj kishim dhimbje e stres se si me i bë trupat bashkë si me i dërgu në xhami ”, ka shtuar Emini.

Në moshë të shtyrë e me barrën e kësaj ngjarje, Emini thotë se është i zhgënjyer për faktin se askush nuk u dënua për këtë krim makabër.

Nëse jo-drejtësia, për t’i nderuar e respektuar martirët, ka ardhë edhe Adem Jashari. I riu nga Maqedonia e Veriut tregon se me krenari e mbanë emrin e Kryekomandantit Legjendar, për çka është i lidhur me Kosovën.

“Shumë shpejt ne populli shqiptar, por edhe populli i Kosovës këtu e kemi harrua luftën. Nuk kanë kaluar shumë vite vetëm 20 dhe edhe në histori thuhet se nëse harrojmë, gjithçka mund të përsëritet”, ka thënë Jashari.

Ademi tregon se si të rinjtë shqiptarë që nuk jetojnë brenda Kosovës, ju mungojnë informacionet mbi luftën e fundit.

“Unë si i ri nuk kam mundur t’i gjejë askund, në asnjë libër të historisë (krimet dhe historinë e luftës në Kosovë), historianët nuk e bëjnë punën e tyre. Nuk kam pas dokumentar që flasin realisht se çfarë ka ndodhur në luftën e Kosovës. Prandaj mendoj që shteti i Kosovës duhet të ketë më shumë, të veproj më shumë në këtë drejtim dhe të dokumentoj të gjitha të vërtetat e luftës”, ka shtuar Jashari.

Shënimi i 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut, për nga numri i të pranishmëve mund të ketë qenë më i madhi ndonjëherë. Qindra e mijëra qytetarë nga të gjitha trojet nderuan martirët e 15 janarit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika