Të mbijetuarit në Detin Mesdhe thonë se 60 persona vdiqën gjatë udhëtimit nga Libia

Personat që u shpëtuan nga një gomone që po fundosej në Detin Mesdhe kanë njoftuar se rreth 60 vetë që ishin nisur nga Libia

Foto; Reuters

Personat që u shpëtuan nga një gomone që po fundosej në Detin Mesdhe kanë njoftuar se rreth 60 vetë që ishin nisur nga Libia, së bashku me ta një javë më parë, vdiqën gjatë udhëtimit, njoftoi të enjten grupi humanitar i shpëtimit SOS Mediterranee.

Anija Ocean Viking e organizatës bamirëse evropiane pikasi gomonen me 25 persona në bord të mërkurën.

Dy prej tyre ishin në gjendje të pavetëdijshme dhe u evakuuan me helikopterë nga Roja Bregdetare Italiane për kujdes mjekësor. 23 personat e tjerë ishin në gjendje të rëndë, të lodhur dhe të dehidratuar.

Zëdhënësi i organizatës SOS Mediterranee Francesco Creazzo tha se të mbijetuarit janë të gjithë meshkuj, 12 prej tyre minorenë .

Ata janë nga Senegali, Mali dhe Gambia.

Creazzo tha se të mbijetuarit ishin të traumatizuar dhe nuk ishin në gjendje të kujtonin qartësisht se çfarë kishte ndodhur gjatë udhëtimit.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se 227 persona kanë vdekur në rrugën e rrezikshme në Mesdheun Qendror nga fillimi i vitit deri në 11 mars, pa përfshirë në këtë bilanc, njoftimet e fundit për personat që rezultojnë të humbur apo mendohet të jenë të vdekur.

Në total 279 persona kanë humbur jetën në Mesdhe që prej 1 janarit.

19, 562 persona kanë shkuar në Itali duke përdorur këtë rrugë përgjatë së njëjtës periudhe.

Të mërkurën gjatë natës, anija Ocean Viking shpëtoi 113 persona të bllokuar në ujrat ndërkombëtare. /VoA

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika