Të mërkurën protestohet në mbrojtje të vajzave dhe grave

Pas rastit të dhunimit seksual të 11-vjeçares, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën do të protestojnë ku do t'i parashtrojnë edhe tri kërkesa

Ilustrim

Pas raportimit të dhunimit seksual ndaj 11-vjeçares në Prishtinë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka njoftuar se të mërkurën e 31 gushtit do të mbajnë një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta do të nis në orën 12:00, ku do të kërkohet mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit, si dhe legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).

“Përdhunimi i shumëfishtë ndaj të miturës raportohet të jetë bërë për shtatë orë. Ky rast i përdhunimit është edhe një alarm që tregon për pasigurinë dhe tmerrin të cilin e jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, në çdo hapësirë ku ato gjenden. Në Kosovë, rrugët, parqet, sheshet, dhomat e shtëpisë, hapësirat e shkollës a punës janë shpesh edhe vende krimi. Aty vajzat e gratë ngacmohen, dhunohen e vriten. E shteti e shoqëria, përtej sensacionit, heshtin. E kjo heshtje po ua merr sigurinë dhe jetën vajzave e grave”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e këtij grupi është theksuar se përkundër dhunës së dukshme e të përditshme, “shteti është duke dështuar që ta trajtojë sigurinë e grave si çështje të sigurisë publike”.

Sipas tyre, raporte të ndryshme tregojnë që rastet e dhunës ndaj grave hasin në neglizhencë institucionale, me dënime të cilat shpesh janë nën ndëshkimet e parapara me ligj.

Në reagim thuhet se kjo qasje patriarkale është duke i lënë vajzat dhe gratë pa mbrojtje dhe lehtësisht të dhunueshme.

“Kësaj gjendjeje terrori duhet t’i vije fundi. Vajzat dhe gratë në Kosovë nuk mund të jetojnë asnjë ditë tjetër me frikë. Djemtë e burrat nuk mund të amnistohen nga shteti dhe shoqëria për dhunën që ushtrojnë ndaj vajzave dhe grave. Përdhunimi i vajzës së mitur dhe i dhjetëra grave tjera veç gjatë këtij viti përveç që na indinjon, na revolton dhe na fton në radikalizim të mjeteve tona të protestës e vetëmbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Përderisa dhuna ndaj vajzave dhe grave veç sa është duke u përshkallëzuar, përgjigjet në vetëmbrojtje do të radikalizohen, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

“Aty ku shteti dështon të na mbrojë neve, ne do e mbrojmë vetën me çdo mjet në dispozicion. Deri secila nga ne të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika