Të paktën 30 të vdekur nga aksidenti në Kenia

Një autobus ka rënë nga ura e Nitit në lumë në Meru në autostradën kryesore nga kryeqyteti Nairobi. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën disa persona

Pamje nga vendi i ngjarjes

Deri tani, 30 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u rrëzua nga një urë në Kenia.

Autobusi ka rënë nga Ura e Nitit në lumë në Meru, në autostradën kryesore nga kryeqyteti Nairobi.

Dyshohet se shkaku i këtij aksidenti ishte dështimi i frenave ngase paraprakisht, autobusi ishte duke udhëtuar në shpejtësi të lartë.

Kjo urë ishte përshkruar si “famëkeqe” nga komisioneri i qarkut, Nobert Camorra për “Daily Nation”.

Pamjet tregojnë autobusin në breg të lumit në gjendje të dëmtuar, me ekipet e shpëtimit që monitorojnë vendin e ngjarjes.

Numri i të vdekurve ka të ngjarë të vazhdojë të rritet dhe disa njerëz janë ende në spital, paralajmëron një punonjës i shpëtimit.

Ky aksident vjen pas një zinxhiri të aksidenteve fatale në Kenia ku rrugët janë të ngushta dhe policia akuzon drejtuesit e mjeteve për shpejtësi.

Më 8 korrik, 20 njerëz vdiqën në një aksident në autostradën nga Nairobi në Mombasa, dhe në janar, 10 njerëz vdiqën pasi një makinë goditi një mjet shpërthyes në një rrugë kryesore në Kenian veriperëndimore.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika