Të tre krerët e shtetit në vizita zyrtare, Kosova pa “zot shtëpie”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Kroaci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti poashtu në vizitë në Mbretëri të Bashkuar por njëkohësisht edhe Kryeparlamentari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka udhëtuar në Gjermani, duke e lënë kështu Kosovën pa tre krerët thelbësor të shtetit

Tre krerët e Kosovës

Kosova, aktualisht është “e vetmuar” nga prezenca e tre krerëve kryesor të vendit.

Mëqenëse, 24 shtatori shënon sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe disa të tjerë të plagosur.

Dhe në përpjekje për të rritur prezencën dhe sigurinë në veri të Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë Kombëtare (KFOR), gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka njoftuar se KFOR-i planifikon të shtojë trupat e tij në këtë zonë.

Trupat shtesë do të vijnë nga vende të tjera anëtare të KFOR-it, duke përfshirë Britaninë dhe Rumaninë.

“KFOR ka rritur prezencën në veri dhe në vazhdojmë do të ketë edhe me shumë shtim trupash. Britania po shton trupa dhe trupat do të shtohen edhe nga vendet e tjera, përfshirë Rumaninë”, ka thënë ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 9 tetorit ka filluar vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Milanović.

Fokusi i diskutimeve mes dy presidentëve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković”, njofton Presidenca.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Kurti udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën e tetë tetorit, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se atje Kurti do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool.

“Përgjatë punimeve të kësaj konference, krahas fjalimeve, ai do zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të kësaj partie si dhe përfaqësues të partive simotra nga shtete të ndryshme, që do të marrin pjesë në konferencë”, thuhet në njoftim.

Albin Kurti, në Konferencën e Partisë Laburiste, në Liverpool

Konferenca vjetore e Partisë Laburiste ka filluar këtë të diel në qytetin e Liverpoolit dhe pritet të zgjasë deri të mërkurën e 11 tetorit.

Poashtu, edhe Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka udhëtuar gjatë nëntë tetorit drejt Gjermanisë.

Kryetari Konjufca bashkë me kabinetin e tij, ka udhëtuar në Gjermani për vizitë zyrtare.

    • Takim me Presidenten e Bundestagut – Barbal Bas
    • Takim me Michael Roth – Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag.
    • Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.
    • Takim me Dr. Anton Hofreiter – Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian.
    • Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes
    • Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian
    • Takim me Peter Beyer – deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU.” ka shkruar Kërqeli.

E që i bie se Kosova, aktualisht është “pa zot shtëpie” në këtë situatë pas sulmit terrorist të ndodhur me 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.

Të tre krerët e vendit janë duke zhvilluar vizita zyrtare në Evropë, por duke e lënë Kosovën të vetme e që sipas Ligjit për Protokoll të shtetit, vizitat e krerëve duhet të bashkërendohen.

 

Ligji për Protokollin e Shtetit,

Ligji për Protokollin e Shtetit, konkretisht neni 19 e parasheh një situatë të tillë. Aty thuhet, se tre krerët e shtetit nuk duhet të jenë në të njejtën kohë jashtë vendit.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”. Në...

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika