Teknikat mendje-trup për një shëndet më të mirë mendor e fizik

Të mërkurën, më 15 mars, në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, i ftuar ishte psikologu Burim Behluli.

Në kuadër të bisedës për shëndetin mendor të emisionit “Jeto”, u diskutua për teknikat mendje-trup që i ndihmojnë njerëzve të shmangin stresin e panevojshëm, dhe kësisoj edhe të shmangin probleme fizike që mund të shfaqën si pasojë e tij.

Behluli deklaroi se mjekësia mendje-trup ka marrë një rëndësi të veçantë në botë viteve të fundit, pasi teknika të tilla ndihmojnë shumë jetën tonë. Sipas tij, teknikat mendje-trup janë meditimi mjekësor, meditimi me ushqim, meditimi me ecje, gjetja e vendit të sigurt, joga e teknika të tjera të ngjashme. Ai thekson se të gjitha këto janë teknika të thjeshta, që secili mund t’i ushtrojë në ambientet kudo që gjendet.

Psikologu shton se shumë nuk i praktikojnë teknikat e vetëkujdesit, duke mos kuptuar se ka ndërlidhje të ngushtë mes pjesës psiqike me atë trupore. Ne jemi të rrethuar nga stresorë të ndryshëm, stresorë që sipas Behlulit mund të na shtyjnë drejt zemërimit, mbylljes në vete, uljes së përqendrimit e disponimit. Me stresorë të tille ne përballemi në përditshmëri, e kur nuk i përgjigjemi atyre, mbetemi në një ngecje, shtyhemi drejt stërmadhimit të gjërave, stërmendimit të tyre, stërngarkimit emocionalisht, me ndikim negativ në humor, disponim e përqendrim.

Behluli bën të ditur se duke u fokusuar në vetën tonë, frymëmarrjen tonë, ne i dërgojmë sinjale trupit tonë se jemi të sigurt, jemi të qetë dhe përgjigja ndaj stresorëve bëhet më e lehtë.

Ai nënvizon se ura lidhëse mes neurotransmitorëve dhe pjesës trupore ka mbingarkesë si pasojë e stresorëve, që mund të shkaktojë probleme me tretjen, frymëmarrjen etj. Sipas tij, kur ka disbalancë mes ndërlidhjes së shëndetit mendor dhe fizik, mund të arrijmë tek problemet e mëdha të shëndetit mendor, siç është depresioni.

Pos kujdesit në frymëmarrje, në mendime, psikologu deklaron se duhet të kujdesemi që të marrim edhe ushqimin e duhur, pasi kur nuk kemi elektrolitet, vitaminat e mineralet e nevojshme që trupi të funksionojë, mund të dërgojë tek probleme më të mëdha, andaj teknikat mendje-trup sipas Behlulit, nuk janë vetëm teknika shëruese, por edhe parandaluese.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika