Tenderi për ushqimin e FSK-së sekret shtetëror, ministri Maqedonci: Kemi anuluar disa vendime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nuk e ka mohuar se zëvendësi i tij e nxori një vendim që tenderi për ushqim në FSK të jetë sekret shtetëror. Në një intervistë për Dukagjinin, ministri Maqedonci tha se janë nënshkruar vendime të ndryshme e edhe anulime të vendimeve. Ai ka treguar se tenderi për furnizim me ushqim nuk është nënshkruar dhe aktualisht është në procedurë auditimi të brendshëm.

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Shumë bujë është bërë për tenderin me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe disa vendimeve kontradiktore që u raportua se u morën nga zëvendës ministri, Shemsi Syla.

Tani shefi i tij, ministri Ejup Maqedonci, në një intervistë për Dukagjinin, nuk e ka mohuar se zëvendësi i tij, mori vendim që ta shpall këtë tender sekret shtetëror.

Tërthorazi ai e pranoi se kjo ka ndodhur e që ai e ka anuluar këtë vendim.

“Ka qenë proces më i gjatë, ka pasur nënshkrime të vendimeve të ndryshme, edhe anulime të vendimeve të ndryshme, po më saktësisht kjo nuk është në interes për të u prezantuar, në interes për të u prezantuar është rregullsia e procesit tek rezultati final”, ka thënë Maqedonci.

Maqedonci tha se tenderin për ushqimin e ka fituar një kompani por ajo nuk është nënshkruar dhe se tenderi është në auditim të brendshëm të Ministrisë.

“Aktualisht nuk është nënshkruar kontrata për të cilën është thënë që është nënshkruar për ushqimin, është publikuar fituesi dhe jemi në procedurë të auditimit të brendshëm të komplet procesit, dhe mund të them me plotë përgjegjësi që unë nuk nënshkruaj asnjë kontratë apo dokument i cili ka element të shkeljeve ligjore ose procedurale, dhe në këtë jam i vendosur dhe do të vazhdoj të mbetëm i tillë”, ka shtuar Maqedonci.

Maqedonci foli edhe për raportin me zëvendësin e tij, Shemsi Syla.

“Unë nuk kam probleme me askënd, për mua është e rëndësishme që të ushtroj detyrën e ministrit të Mbrojtjes, normalisht ne mund të kemi moskuptime, në kuptimin dakordim për ndonjë çështje të caktuar, mirëpo kjo nuk përbën problem”, ka shtuar ministri.

TV Dukagjini ka provuar të flas me zv.ministrin Syla, megjithatë gjatë të mërkurës nuk ishte i qasshëm. Por, ditë më parë, ai mohoi këto në debat, duke i quajtur spekulime.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika