Tesla planifikon zgjerimin e fabrikës në Gjermani

Tesla planifikon të dyfishojë kapacitetin në fabrikën e saj në Gjermani për të prodhuar 1 milion automjete elektrike, por do të duhet të fitojë përkrahjen e banorëve vendas, të cilët më parë protestuan për shqetësimet e tyre rreth furnizimit të ujit

CEO i Tesla, Elon Musk kërcen në hapjen zyrtare të Gigafactory Berlin-Brandenburg të Tesla në Gjermani më 22 mars 2022.

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka bërë planifikime për zgjerimin e fabrikës së saj në Brendenburg të Gjermanisë.

Si pjesë e këtyre planifikimeve, Tesla do të zhvillojë një sesion pyetje-përgjigje me qytetarët gjermanë të zonës për të diskutuar pasojat e zgjerimit të planifikuar.

Nëse zgjerimi vazhdon siç është planifikuar, kjo do ta bëjë vendin në Grunheide afër Berlinit, fabrikën më të madhe të makinave në Gjermani.

Tesla planifikon të dyfishojë kapacitetin e fabrikës së saj të EV në një milion automjete në vit, duke tejkaluar shumë fabrikën tjetër më të madhe në Gjermani – selinë e Volkswagen Group në Wolfsburg, e cila ka një kapacitet për 800 mijë makina, por ka luftuar të rritet dhe vitin e kaluar prodhoi rreth 400 mijë.

Fabrika e Tesla aktualisht prodhon rreth 5,000 makina në javë me 11,000 punonjës. Fabrika e baterive po monton module, por kompania tha në shkurt se nuk po prodhonte ende qeliza në vend.

Siç ka raportuar të martën të agjencia Reuters, kjo ngjarje mund të ndihmojë prodhuesin amerikan të makinave të elektrike për të shmangur vonesat në sigurimin e miratimit nga autoritetet lokale për planet e zgjerimit, një sfidë me të cilën Tesla u përball gjatë përgatitjes për hapjen e fabrikës.

Në atë kohë, ndërhyrjet kundërshtuese nga shumë qytetarë i vonuan hapjen e fabrikës.

Qytetarët gjermanë kanë mundësinë të drejtojnë pyetje për punonjësit e Tesla-s në lidhje me një varg çështjesh që janë përfshirë në aplikimin e fabrikës për zgjerim, duke përfshirë përdorimin e ujit, emetimet, si dhe kushtet e punës.

Grupet mjedisore vendore kanë shfaqur shqetësime në lidhje me ndikimin e fabrikës së makinave elektrike në prerjen e pemëve dhe përdorimin e ujit.

Që prej kohësh, Tesla ka argumentuar se ndikimi i fabrikës është relativisht i ulët dhe ka vënë theksin në përfitimet e makinave elektrike në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”. Në...

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika