Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur pas verdiktit dënues ndaj tij nga Gjykata Speciale.
Prosper ka bërë të ditur se ekipi mbrojtës ka biseduar me Thaçin pas shpalljes së aktgjykimit dhe se ish-presidenti është i gatshëm të vazhdojë betejën ligjore.
“Ne folëm me zotëri Thaçin, do të takohemi sërish me të, dhe mendoj se e para dhe më e rëndësishmja është se ai vlerëson të gjithë mbështetjen e njerëzve”, ka thënë Prosper për gazetarët në Hagë.
Sipas tij, Thaçi e kupton se sfida juridike vazhdon dhe është i përgatitur të vazhdojë përpjekjet e tij.
“Ai e kupton që sfida vazhdon, dhe është i përgatitur që të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe njerëzit e Kosovës”, ka deklaruar Prosper.