Theren me thikë dy persona në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

Ilustrim

Dy të dyshuar për therje me thikë janë arrestuar në Podujevë. 

Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor dhe ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00 në parkun “Manchester”. 

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit thuhet se janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika