Tragjedia në Maqedoni të Veriut, Kurti: Kosova e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave të tragjedisë së fundit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr në një klub nate mori jetën e të paktën 59 personave dhe plagosi më shumë se 150 të tjerë.

Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ofrojnë çdo lloj ndihme për Maqedoninë e Veriut në këtë periudhë të vështirë.

Ai ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke u uruar të lënduarve shërim të shpejtë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme,” ka shkruar Kurti në Facebook, duke theksuar se kjo tragjedi duhet të shërbejë si një rikujtim për kujdes të shtuar dhe respektimin e protokolleve të sigurisë në organizim dhe infrastrukturës ndërtimore në Kosovë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika