Tregtia me Izraelin dhe Iranin, Shqipëria preket nga bllokada

Një luftë e mundshme mes Iranit dhe Izraelit do të ndikonte në ekonominë e Shqipërisë pasi që ajo mendohet sipas ekspertëve se do të prekej nga bllokada tregtare

Një sistem antiraketë funksionon pasi Irani lëshoi ​​drone dhe raketa drejt Izraelit, siç shihet nga Ashkelon, Izrael, më 14 prill. Amir Cohen/Reuters

Ndikimi i mundshëm në ekonominë shqiptare i një përplasjeje të mundshme ushtarake Izrael-Iran është i mundshëm.

Ekonomia shqiptare është e cenueshme sa herë që një krizë ushtarake apo ekonomike shpërthen në një pikë të globit. Kjo u provua, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ku nafta që prodhohet në vend, nuk pati asnjë peshë lehtësuese në çmimet e të gjithë mallrave të tjerë.

Por, Lindja e Mesme mund të mos ta ketë këtë efekt.

Analisti Eduart Gjokutaj u shpreh për Money në Euronews Albania: “Besoj se ajo që ndodhi me Rusi-Ukrainë, dhe ndikimi që pati, në lëvizjen në Shqipëri, nuk është e tillë që të përfshihet në rrathët e ndikimit, pasi është larg jo vetëm si distancë, por edhe në raport tregtar, si me Shqipërinë, ashtu edhe me rajonin. Deri tani, pritet të mos ketë ndikim te nafta dhe mallrat me rëndësi, sepse vetë tregjet po reagojnë me rritje prodhimi që të përballojnë një qasje ndryshe dhe në këtë mes Irani, deri më tani renditet në pozita të sigurta”.

Shkëmbimet tregtare me Izraelin i kanë kushtuar çdo vit vendit tonë 50-60 mln euro. Ato me Iranin 10 herë më pak.

Në këto vende, ne marrim kryesisht, lëndë djegëse, plastikë, apartura, qelq dhe fruta të thata. Dhe bazuar në volumin që zë, kjo tregti konsiderohet modeste me Izraelin dhe e papërfillshme me Iranin.

“Ndikimi është në nivele minimaliste, pasi partnerët tanë janë Europa dhe fqinjët dhe natyrshëm që i gjithë ndikimi kufizohet indirekt se si këto vende do të ndikojnë në tregjet që Shqipëria ka partnere, siç ndodhi në rastin e konfliktit Rusi-Ukrianë. Por, vendit tonë i takon të mbushë boshllëqet dhe të garantojë kërkesat për siguri ushqimore dhe në rastin e Iranit me sigurinë kibernetike”, tha Gjokutaj.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika