Tri vaksina të reja në kalendarin e vaksinimit, prindërit jo aq të informuar

Tri vaksina të reja i janë bashkuar kalendarit të vaksinimit. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi i ka treguar televizionit se tanimë, mbi 1200 qytetarë kanë marrë dy vaksinat e reja, ndërsa e treta, ajo kundër kancerit të qafës së mitrës pritet të nisë aplikimin në janar. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë treguar sasinë e administruar, ndërsa jo të gjithë qytetarët janë të informuar për këto prurje të reja

Ministria e Shëndetësisë

Vajzën e dytë e ka sjellë për të marrë vaksinat.

Megjithatë, Kaltrinë Krasniqi nuk është në dijeni se kalendarit të vaksinave u janë bashkangjitur edhe vaksina të reja.

Por e njëjta, nuk do hezitojë t’ia jap ato të bijës.

“Sot e kam pru vajzën 8 muajshe për me vaksinu. E morri vaksinën e tretë. Vaksinat ua kam dhënë edhe vajzës së parë me rregull për arsye t’i mbroj nga gripat dhe sëmundjet. Janë obligative për fëmijë. Nuk paskam njohuri (për vaksinat e reja) po nëse veç është mirë për fëmijën besoj që ia jap vaksinat e reja”, ka deklaruar Kaltrinë Krasniqi.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Dukagjinit se zakonisht, para muajit tetor në mënyrë të vazhdueshme zhvillohen kampanja informuese dhe vetëdijesuese për qytetarët.

Mirëpo, dy nëna të tjera i kanë treguar televizionit prapa kamerës se nuk janë në dijeni të këtij zhvillimi.

Megjithatë, dy nga vaksinat, ajo kundër vjelljes dhe diarresë, si dhe tjetra kundër sëmundjes së mushkërive u janë bashkuar tanimë kalendarit.

“Deri tani kemi aplikuar 670 vaksina për të dy llojet, njëra 650, tjetra 670. Dhe këto janë fut në kalendarin e rregullt të vaksinimit që janë në muajin e dytë pas lindjes tek foshnjet. Respektivisht njëra në vitin e parë. I kemi rreth 670 vaksina që janë injektu deri tani. Secili fëmijë që vjen me kalendarin, tash kalendarit iu kanë shtu dy vaksina të rregullta”, ka thënë Bujar Gashi, drejtor i QKMF në Prishtinë.

Gashi thotë se sasia e vaksinave bazohet në nevojat e QKMF-së për marrësit e tyre.

Sasinë e vaksinave të reja nuk e ka treguar as Ministria e Shëndetësisë, e ajo njësoj ka vepruar edhe për shpërndarjen e këtyre vaksinave në komuna.

“Për çdo vaksinë para se të përfshihet në kalendar të rregullt të vaksinimit bëhet planifikimi me qëllim të sigurimit të doza për çdo fëmijë të grupmoshës së caktuar. Vaksinat shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës, në bazë të planifikimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh). Të gjitha vaskinat janë me afat maksimal të skadencës. Çdo gjë është duke vazhduar sipas planifikimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vaksina HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës pritet të implementohet në janar të vitit të ardhshëm.

Siç mëson Dukagjini, këto vaksina kanë arritur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë me sasinë prej 1000 vaksinave.

Ministri i këtij dikasteri kishte njoftuar për sigurimin e këtyre vaksinave në tetor të këtij viti.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika