Turqia kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Recep Tayip Erdogan, presidenti i Turqisë kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO duke i krahasuar si bujtina të grupeve terroriste

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka ndjekur diskutimin mbi Finlandën dhe Suedinë që kërkojnë t’i bashkohen NATO-s, por deri tani nuk ka pikëpamje pozitive.

Recep Tayip Erdogan, pas të premtën në Stamboll për gazetarët ka thënë: “Aktualisht po ndjekim zhvillimet dhe ende nuk kemi qëndrim pozitiv për çështjen e Finlandës dhe Suedisë për bashkimin në NATO”. Duke shtuar se “vendet skandinave janë si bujtina të grupeve terroriste, ka përkrahës të terrorizmit në parlament. Ne nuk mund të jemi pozitiv ndaj kësaj”.

Në korrik të vitit 2020, Turqia ka kritikuar një video-mesazh mes ministrit të jashtëm të Suedisë dhe anëtarëve të grupit terrorist “YPG/PKK”. Ministria e Jashtme turke ka thënë se incidenti pikëpyetje serioze në lidhje me çasjen e Suedisë për të luftuar terrorizmin si çështje prioritare”, raporton “aa.com.tr”.

Ndërsa, sipas rregullave të NATO-s, çdo vendim për zgjerim duhet të merret me marrëveshje unanime. Ky rregull i jep fuqinë Turqisë për të vënë veton ndaj çdo anëtari të ri.

Ilustrim

Duke iu kthyer vendimit të SHBA-së për heqjen e sanksioneve ndaj rajoneve të kontrolluara nga YPG/PKK në Siri, Erdogan ka theksuar se YPG/PKK është një grup terroristësh dhe se “Turqia nuk mund të pranojë” një vendim të tillë.

Erdogan ka shtuar se Turqia nuk e ka luksin t’i shpërfill terroristët, presidenti turk ka thënë se ne u themi këtë gjë të gjitha vendeve që na duken miqësore, dhe u kërkoi atyre të kenë kujdes me veprimet e tyre.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia aplikojnë zyrtarisht për t’u bashkuar me organizatën më të madhe në botë do të priten me krahë të hapur. Ndërkohë, një raport i Qeverisë suedeze mbi situatën e ndryshuar të sigurisë, me të cilën përballet vendi nordik pas pushtimit rus të Ukrainës, thotë se Moska do të reagonte negativisht ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe do të nisë disa kundërmasa.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika