Tuzi – Nushi për vrasjen e grave: Femicidi që po ndodh në Kosova, problem serioz

Në Kosovë ka filluar fushata “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”. Kjo fushatë sipas Vlora Tuzi-Nushi ka për qëllim një të ardhme pa dhunë

Vlora Tuzi – Nushi

Gra dhe vajza nga qytete të Kosovës filluan fushatën “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, më 25 Nëntor.

Aktivitetet për këtë kampanjë, filluan duke u mbizotëruar nga ngjyra portokalli, e cila nënkupton një të ardhme më të ndritshme, pa dhunë, ku synim kishte që Kosova të jetë vend shembull në rajon me aktivitete kundër dhunës ndaj grave.

Por, Kosova më 26 Nëntor, u trondit nga vrasja e mësueses Sadije Godeni, e cila u gjet e vrarë me sëpatë në shtëpinë ku jetonte vetëm me bashkëshortin, në Prishtinë dhe i dyshuari për këtë rast është burri i saj 70-vjeçar, Izet Godeni.

Fushata ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, vazhdoi, por Kosova u trondit përsëri me vrasjen e

Hamide Magashi, e cila u vra në oborr të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, aty ku kishte shkuar për të lindur fëmijën e saj. Edhe për këtë rast dyshimet e para ishin te ish-burri i saj, Sokol Halili, i cili dy ditë më vonë bëri vetëvrasje.

Vlora Tuzi – Nushi e cila udhëheq Zyrën e UN Women në Kosovë dhe prej afro 15 vjetësh punon në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara, që ka për mandat fuqizimin e gruas, shprehet tejet e shqetësuar për rastet e fundit që tronditën vendin.

Në një bisedë në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, Vlora Tuzi – Nushi, tha se fatkeqësisht femicidi është duke ndodhur në Kosovë.

“Femicidi i cili është duke ndodhur në Kosovë, duhet ta njohim si problem serioz, sepse femicidi ndodh pas një dhune të përsëritshme, nuk ndodh papritmas. Gjitha këto gra e vajza, kanë qenë të ballafaquara me muaj e vite me dhunë dhe kanë përfunduar me vrasje”, ka thënë Tuzi – Nushi, duke shpresuar se me fushata të tilla, por edhe me punën e vazhdueshme t’u dalin në ndihmë gjinisë femërore që përballen me dhunë, sidomos në fshatrat më të thella.

Gjatë bisedës Vlora Tuzi – Nushi, ka përmendur disa statistika në nivel global, ku sipas saj shumica e vrasjeve të grave jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë, ndodhin brenda mureve të shtëpisë.

Shkas për këtë dukuri, ajo ka thënë se është kriza globale që ka prekur edhe vendin tonë.

“Mbyllja nga COVID-19, kriza nga humbja e vendeve të punës, tash e kemi edhe krizën energjetike nga lufta në Ukrainë, të gjitha këto kanë bërë që të ndodhin gjitha këto vrasje dhe fatkeqësisht në raste të krizave globale gjithmonë femrat janë më të atakuara”, ka thënë Tuzi – Nushi, për Radio Dukagjini.

Për parandalimin e kësaj dukurie e cila është prezente në të gjithë botën, Vlora Tuzi – Nushi, theksoi se duhet të punojmë shumë të bëjmë ndryshimin në Kosovë.

“Duhet të punojmë shumë me fëmijët, të investojmë shumë në sistemin e edukimit dhe gjithsesi të kërkojmë përgjegjësi nga drejtësia e vonuar dhe e pa realizuar. Kështu mund të fillojmë të bëjmë ndryshimin, sepse në Kosovë kjo është e mundur”, theksoi udhëheqësja e Zyrës së UN Women në Kosovë.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët, sidomos të prekurit nga çfarëdo lloj dhune të mos jenë skeptik në fuqinë e aktiviteteve kundër dhunës dhe të mos ndihen të pafuqishëm, por ta lajmërojnë atë që bashkërisht ta luftojnë këtë dukuri dhe sa më shumë të shpëtojmë jetë.

Aktivitetet “16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore” do të vazhdojnë deri më 10 dhjetor, por do të ketë dhe aktivitete të tjera pasi brenda Vitit në Kosovë organizohen mbi dyqind aktivitete kundër dhunës ndaj grave.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika