“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, Vuçiq në 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-s flet si të ishte ministër i propagandës

Fushata e NATO-së për ish-ministrin e Informacionit (Propagandës), në regjimin që e bombardoi NATO, Aleksandër Vuçiq, dhe njëherësh edhe president i Serbisë, ishte momenti “kur e drejta ndërkombëtare vdiq”. Sipas botëkuptimit të tij, asgjë nuk është më e keqe se sa bombardimet që i bëri NATO një vendi (Serbisë) "që ishte fajtor, vetëm sepse donte të ishte i lirë".

"Ujku qimen e ndërron, por zakonin s'e harron", Vuçiq në 24 vjetorin e e bombardimeve të NATO-s flet si të ishte ministër i propagandës

Më 24 mars janë bërë 24 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-së mbi caqet ushtarake dhe policore në ish-Jugosllavi. Fushata që i dha fund luftës dhe dhunës në Kosovë, zgjati 78 ditë.

Por, kjo fushatë e NATO-së për ish-ministrin e Informacionit (Propagandës), në regjimin që e bombardoi NATO, Aleksandër Vuçiq, dhe njëherësh edhe president i Serbisë ishte moment “kur e drejta ndërkombëtare vdiq”.

Sipas botëkuptimit të tij, asgjë nuk është më e keqe se sa bombardimet që i bëri NATO një vendi (Serbisë) “që ishte fajtor, vetëm sepse donte të ishte i lirë”.

“Duket si një fjali burokratike e parëndësishme, por është shumë më tepër se kaq. Që atëherë, asgjë në botë nuk mund të jetë më e keqe se ajo që ata i bënë një vendi të vogël që ishte fajtor sepse donte të ishte i vetëm, i lirë, liridashës dhe ajo nuk u pëlqye nga ata që përmbysën rendin e vjetër dhe krijuan një rend të ri në vitet 1989 dhe 1990”, tha Vuçiq në mitingun në Sheshin e Shën Gjergjit.

Ai theksoi se Serbia po shkon nga e ardhmja dhe po e ruan paqen edhe pse i kanë bërë diçka të “pajustifikueshme” dhe “krime”.

“Sot kur po na bëni presion, kur na kërkoni të japim justifikim për të gjitha ato që i bëtë këtij vendi në mënyrë të pajustifikueshme, të pajtohemi që nuk keni bërë shumë keq kur keni bërë krimet, po thoni shikoni të ardhmen. Ne po shikojmë nga e ardhmja, po ruajmë paqen dhe nuk do të kemi më konflikte me shqiptarët as me askënd, as me ju”, theksoi Vuçiq.

Sipas tij, e drejta ndërkombëtare moderne vdiq 24 vjet më parë dhe se në atë kohë fuqitë u përpoqën ta “thyejnë shpirtin serb, por siç tha ai nuk e thyen dhe nuk do ta thyejnë kurrë”.

“Njëzet e katër vjet që nga fillimi i agresionit kundër RFJ-së, sonte në Sombor janë shumica prej nesh pas 24 vjetësh, që thotë diçka të keqe dhe diçka të mirë. Dhe pikërisht për këtë vendosa të mos lexoj fjalime të formuluara bukur dhe të përgatitura. Herën e parë kur ju flas në këtë ditë të rëndësishme, dua të flas nga zemra dhe çfarë mendoj dhe të mos lejoj që emocionet e mia të më mposhtin plotësisht dhe në këtë mënyrë t’i shkaktoj disa dëme popullit tonë dhe vendit tonë”, tha ndërë të tjera Vuçiq.

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika