Valë e re bastisjesh në Kosovë, çka po paralajmëron Specialja?

Numër i madh bastisjesh nga Specialja janë bërë javëve të fundit, gjykata thotë se janë produkt i prokurorisë e kjo e fundit nuk dëshiron ti komentojë hetimet e veta. Në Kosovë ata që merren me monitorimin e punën e kësaj gjykate japin vlerësime se pse ky fluks I ri bastisjesh, teksa ngritën dyshimet për aktakuza të reja

Në kohën kur gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vazhdon intensivisht, në njëjtën frymë po zhvillohet edhe diçka tjetër në Kosovë.

Valë e re bastisjesh, ndalimesh e konfiskimesh po zhvillon hetuesia e Dhomave të Specializuara.

Rrethanat mbesin të paqarta nëse bëhet fjalë për aktakuza të reja apo vetëm vazhdë e procedurës së gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve.

Megjithatë fokusi i speciales ngelet tek ish pjesëtarë të UCK-së, e ish funksionarë në shtet.

Për televizionin Gjykata decidivisht ka thënë se çdo gjë që ka të bëjë me hetimet apo arrestimet bie në përgjegjësinë e Prokurorisë së Specializuar pa treguar nëse kanë dhënë urdhër për këto bastisje.

Teksa zyra e prokurorit të specializuar ka thënë se nuk do t’i komentojnë hetimet e tyre.

Por në Fondin për të drejtën humanitare tregojnë se në cilat raste prokurori i specializuar mund t’i ndërmarrë këto veprime.

“Në rast se prokurori ka informata që një person ka kryer apo mund të kryejë, apo tentojë që të kryejë ndonjë vepër penale e cila është nën kompetencë të dhomave të specializuara, atëherë mund të japë urdhër për bastisje”,  ka thënë Amer Alija.

Çka bie në sy në bastisjet e fundit, është prezenca më e madhe e EULEX-it pranë hetuesve special, krahasuar me Policinë e Kosovës.

Fakt për të cilin, avokat të akredituar nga Specialja thonë se EULEX-i nuk ka mandat për bastisje, por veç për asistim.

“Këto që po ndodhin, këto bastisje në marrje të telefonave, ndalim të personave bëhen për dy lloje të veprave penale, ose krime luftës ose për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë unë më shumë besoj te kjo e dyta, psh manipulimi në prova, ndikimi te dëshmitarët”, ka thënë Taulant Hodaj.

Një ditë më parë OVL E UCK-së në shenjë pakënaqësie ndaj këtyre bastisjeve ka protestuar para zyrave të misionit ndërkombëtarë për drejtësi në Fushë Kosovë, duke hedhur telefona brenda objektit të bazës së tyre.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika