Vazhdon ndalimi i kamionëve me mallra serbe në Kosovë

Ndalimi i hyrjes së kamionëve me mallra serbe në Kosovë është duke vazhduar edhe këtë të premte, sipas Zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci

Radhë kamionësh që presin të kalojnë kufirin në pikën kufitare Merdare.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë hyrje të kamionëve me mallra me origjinë nga Serbia në territorin e Kosovës, që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së tyre.

Stavileci gjithashtu ka shtuar se kjo masë e sigurisë po zbatohet në mënyrë të vazhdueshme për ta kufizuar hyrjen e kamionëve me produkte dhe targa serbe në Kosovë.

“Nuk kemi pasur asnjë hyrje, është duke u zbatuar masa e sigurisë për ndalimin e hyrjes”, ka thënë Stavileci për REL-in.

Ky vendim është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, të mërkurën, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Autoritetet në Serbi ende nuk kanë ofruar informacione lidhur me tre zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Por, avokati nga Serbia, Çedomir Stojkoviq, ka pretenduar se policët e Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga xhandarmëria e Serbisë brenda territorit të Kosovës, gjenden në Kralevë.

Sipas tij, aktualisht ndaj tyre është duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku Prokuroria do ta paraqesë kërkesën për paraburgim.

Lexo edhe: Policia e Kosovës publikon hartën e pozicionimit të policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se arrestimi i “Llunit” ka qenë një veprim që ka për qëllim deeskalimin e tensioneve, ndërsa rrëmbimi i tre policëve nga Serbia është një eskalim i situatës.

Sipas Kurtit, Kosova arreston ata që eskalojnë, ndërsa Serbia eskalon duke rrëmbyer ata që deeskalojnë.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ata besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin masa për ta zbutur situatën dhe ta respektojnë planin prej tre pikash të paraqitur nga Bashkimi Evropian.

“KFOR-i s’duhet të jetë i heshtur, e kishte mandat parandalimin e kidnapimit”

Ndërsa, Kurti ka thënë se është në pritje të reagimit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për kdinapimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës..

Ai ka thënë se mbrojtja e vijës kufitare në pjesën veriore të Kosovës është përgjegjësi e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, por “në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it”.

KFOR: Nuk ishim në zonën ku u arrestuan tre policët e Kosovës

KFOR-i nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur, siç e kanë cilësuar ata, arrestimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat e Serbisë.

Kështu thuhet në një përgjigje të KFOR-it për RTV Dukagjinin.

Në përgjigjen e tyre thuhet se KFOR-i ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika