Vdekja tragjike e çiftit kosovar në Francë: Burri mbyti gruan me thikë, pastaj veten

Prokuroria franceze ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e çiftit kosovar në Epinal të Francës. Sipas Prokurorisë, burri ka vrarë gruan e tij e më pas thikën ia ka drejtuar vetes, shkruan Le Parisien

Prokuroria franceze ka njoftuar se vdekja e çiftit kosovar në Epinal të Francës, ka ardhur pasi burri e ka vrarë gruan e tij e pastaj e ka vrarë edhe veten me thikë.

“Nga autopsia u zbuluan disa plagë me thikë, duke përfshirë plaga mbrojtëse në trupin e 44-vjeçares”,ka njoftuar prokuroria franceze.

Sipas prokurorisë, kjo ngjarje ka ndodhur në sy të tetë fëmijëve që kishin çifti.

“Ngjarja ndodhi në banjën e banesës. Njëri nga fëmijët më pas theu derën dhe zbuloi trupat e pajetë të prindërve të tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas dëshmitarëve, familja ishte shpërngulur në këtë lagje prej më pak se dy vjet. Nëna, e cila do të ishte viktimë e dhunës në familje, ishte strehuar në disa raste te një fqinj. Prokurori publik i Epinal, Frédéric Nahon, ka thënë se hetimi po vazhdon dhe se asnjë hipotezë nuk është “e privilegjuar” për momentin për rrjedhën e fakteve.

Dyshohet për vrasjen e një çifti me origjinë nga Kosova në Francë

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika