Vdes një 8-vjeçar, rrëzohet nga traktori që po e drejtonte një 11-vjeçar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se në Romajë të Hasit, një 8-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga traktori dhe është goditur nga frezat e traktorit





Një 8-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Romajë të Hasit, të shtunën e 22 tetorit pasi është rrëzuar nga traktori që po e drejtonte nga një i mitur 11-vjeçar.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka njoftuar se fëmija ka humbur jetën pasi është goditur nga frezat e traktorit. Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, të miturit kishin lidhje familjare.

“Në fshatin Romajë, sot  rreth orës 17:30, një fëmijë ka ndërruar jetë aksidentalisht pasi ka rënë nga traktori të cilin po e drejtonte një fëmijë tjetër i moshës 11-vjeçare. Rasti ka ndodhur kur ata ishin duke e punuar arën, ndërkohë aksidentalisht fëmija 8-vjeç ka rënë nga traktori dhe ka marrë lëndime vdekjeprurëse nga frezat e traktorit”, ka thënë Bytyqi.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika