Vdesin 12 minatorë nga shpërthimi në një minierë qymyri në Pakistan

Dymbëdhjetë minatorë u vranë dhe tetë u shpëtuan pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Pakistanin jugperëndimor

Dymbëdhjetë minatorë u vranë dhe tetë u shpëtuan pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Pakistanin jugperëndimor, thanë zyrtarët pakistanez.

“Operacioni i shpëtimit sapo ka përfunduar,” tha kryeinspektori i minierave të provincës Balochistan, Abdul Ghani Baloch, në mëngjesin e sotëm. Ai tha se 20 minatorë kishin qenë brenda në minierë kur gjatë natës ndodhi një shpërthim gazi metani.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit gjetën 12 trupa, ndërsa të mbijetuarit ishin dërguar në spital.

Depozitat e qymyrit gjenden në zonat perëndimore të Pakistanit që ndodhen pranë kufirit afgan dhe aksidentet e minierave janë të zakonshme, kryesisht për shkak të grumbullimit të gazit.

Punëtorët e minierës janë ankuar se mungesa e pajisjeve të sigurisë dhe kushtet e këqija të punës janë shkaqet kryesore të aksidenteve të shpeshta, kanë thënë në të kaluarën zyrtarë të sindikatave./ raportoi Reuters.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika