Vendet premtojnë më shumë se 1 miliard euro për ta ndihmuar Ukrainën ta kalojë dimrin

Shtatëdhjetë vende dhe institucione në mbarë botën u zotuan se do ta ndihmojnë Ukrainën të përballet me dimrin

Ilustrim (skynews)





Shtatëdhjetë vende dhe institucione në mbarë botën bënë zotimin për ndihmë të menjëhershme ndaj Ukrainës, gjatë një konference të mbajtur në Paris.

Franca priti takimin global për të diskutuar se çfarë mund të ofrohet për ta ndihmuar Ukrainën t’i ruajë furnizimet me ujë, ushqim, energji, kujdes shëndetësor dhe transport gjatë dimrit.

Rusia ka synuar vazhdimisht infrastrukturën kryesore të Ukrainës, duke zhytur zona të mëdha në ndërprerje të energjisë dhe duke lënë shumë njerëz pa ngrohje.

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, ka thënë se 415 milionë euro do t’i kushtohen sektorit energjetik të Ukrainës, shkruan Skynews.

Ajo vuri në dukje se pjesëmarrja e vendeve joperëndimore si Katari dhe Kamboxhia, tregon një mbështetje të zgjeruar për Ukrainën.

Konferenca ka qenë gjithashtu një mundësi për presidentin francez, Emmanuel Macron, për të bërë të qartë mbështetjen e tij të vazhdueshme për Ukrainën.

Disa aleatë evropianë dhe zyrtarë ukrainas kanë kritikuar nivelin e mbështetjes ushtarake të ofruar nga Franca, si dhe komentet e zotit Macron për nevojën për të mbajtur dialogun me presidentin Vladimir Putin.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika