Vendimi i Qeverisë për t’ia hequr shpenzimet invalidëve të luftës për proteza, Qeriqi: I rëndësishëm dhe i domosdoshëm

Kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës në degën e Fushë - Kosovës, Xhevdet Qeriqi, lidhur me këtë vendim ka thënë se i njëjti është i domosdoshëm, por në anën tjetër ai është shprehur se mbetet të shihet se si dhe sa do të gjejë zbatim ky vendim

Xhevdet Qeriqi, kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës në degën e Fushë - Kosovës

Xhevdet Qeriqi, kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës në degën e Fushë – Kosovës, lidhur me vendimin e Qeverisë për t’ia hequr shpenzimet për proteza kësaj kategorie, ka thënë se ky është një vendim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

“Vendim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për arsye se invalidët e luftës që një kohë të gjatë po përballen me probleme të protezave”, ka thënë Qeriqi në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Qeriqi është shprehur se tashmë mbetet të shihet se sa dhe si do të zbatohet ky vendim, sepse sipas tij, ende nuk është qartësuar se cilat procedura duhet t’i ndjekin invalidët e luftës për aplikimin dhe përfitimin e këtyre protezave.

“Pritet të shihet se sa do të zbatohet sepse ju e dini që në vitin e kaluar që ministri i Shëndetësisë e ka nxjerrur udhëzimin administrative për shërbimet për këto kategori jashtë spitaleve publike, mirëpo deri më sot nuk ka arritur të gjejë zbatim”, ka thënë tutje ai.

Ai ka treguar se është një numër i madh i invalidëve të luftës që kanë nevojë për këto proteza.

Dje, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se qeveria ka siguruar një nga masat për mbështetjen shëndetësore të invalidëve të luftës.

Lexo më shumë: Qeveria mbulon me 2 milionë euro protezat e invalidëve të luftës

“Sot, Qeveria mori vendim për të autorizuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për t’ua mbuluar të gjitha shpenzimet e protezave invalidëve të luftës”, ka thënë Vitia.

Sipas tij, ky trajtim mjekësor kryhet aktualisht jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika