Vetëvrasja e Sokol Halili, Policia tregon çfarë gjeti në vendngjarje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë

Pamje nga shtëpia e familjes së Sokol Halili





I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë ishte vetvrarë të premten, njoftoi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka dhënë detaje rreth asaj se çka gjeti PK në vendngjarje gjersa theksoi se gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe i njëjti, ka qëlluar veten me revole.

‘Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

35-vjeçarja shtatzënë ishte privuar nga jeta të mërkurën e 30 nëntorit. I dyshuari që ishte bashkëshorti i saj ishte në arrati para se të vriste veten, të premten.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika