(VIDEO) “Dy burra nai ka çu familja e Liridonës”, Baba i Naim Murselit thotë se u kërcënua

Tashmë Murseli dhe dy persona të tjera, Kushtrim Kukalla dhe Granit Plava janë arrestuar, si të dyshuar në lidhje me rastin.

Së fundmi Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka marrë një mesazh nga babai i Naim Murselit, Shabani se është kërcënuar nga familja Ademaj, dhe se i njëjti ka njoftuar se e ka lajmëruar policinë.

Sipas babait të Naimit, Shabani në këtë rast janë kërcënuar edhe dy familjet e tjera, Kokalla dhe Plava.

“Përshëndetje Vullnet, jam Shabani. Sante tri familjet jemi kërcënuar me vrasje. Familja Murseli, Kokalla dhe Plava.” – i kishte shkruar me mesazh babai i Naimit, gazetarit të Nacionales.

Pas kësaj gazetari Krasniqi ka bërë edhe një bisedë në lidhje më këtë ngjarje me vëllain e Liridona Ademaj, Leonardin.

Dhe i njëjti e ka mohuar se e ka kërcënuar ndo kënd.

“Jo ne nuk kemi kërcënuar askënd, ne vetëm dëshirojmë që në rast që na shohin apo në rasr që jemi dikund me familje, mos të vinë të provokojnë e të na afrohen, sepse ta vrasësh një vajz e të dalsh sikurse s’ka ndodhur asgjë është e pa tolerueshme.” – është shprehur Leonardi.

Më pas ai ka shkruar se shkruar përsëri.

“Po Gjakova është e vogël vëlla. Një e dalne në qytete merret vesh e sidomos na e marim vesh fill kur ai del sikur s’ka ndodhur send, për neve është provokim e ne nuk i lejojmë këto provokime.” – ka vazhduar më pas ai.

Pas kësaj bisede me Leondardin, gazetari Krasniqi e ka telefonuar përsëri zotëri Murselin.

I njëjti ka deklaruar se është kërcënuar me gjak.

“Po kush me dal në qytete, po njeri gjallë, pos unë që kam qenë në ambasadë për do pasaporta në Prishtinë. Se për dere unë dal nuk jam. Dy burra m’i ka qu edhe nuk mi ka qu vetëm mu, por tri shtëpive në Cermjan. Jo nuk i kam njohtë. Dy persona kan qenë mysafir edhe babai i Nardit, gjakin ma ki borxh, je në gjak me mu. Në Racaj ju vi, del e vramni se ka ndodh s’ka qka me bo.” – ka thënë ai, raporton Nacionale.

Për më shumë ndiqeni videon.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika