(VIDEO) Gëzim Çela i arrestuar në Kosovë ekstradohet në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Gëzim Çela, i cili njihet si “baroni i drogës”, i arrestuar në dhjetor të vitit 2023 në Kosovë, tashmë është ekstraduar në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Pamje nga Policia e Shqipërisë

Gëzim Çela, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri këtë të enjte.

56-vjeçari, i cili akuzohet si kreu i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, fillimisht ishte arrestuar më 8 dhjetor të vitit 2023 në Ferizaj.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrpusionit (SPAK), në kuadër të operacionit “Flakë në det”, ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

Dyshohet se një shtetas i Kosovës e kishte strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria.

Arrestimi i të kërkuarit me urdhërarrest ndërkombëtar është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e antidrogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi të tjera të PK-së.

Për arrestimin ishin njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj ishte kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë.

Gjatë kontrollit në shtëpi ishte gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika