Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, pjesë e përpjekjes amerikane për paqe në Ballkan

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë po vlerësohet se nuk kishte të bënte asgjë me ngjarjet e fundit lokale, përfshirë polemikat për hapjen ose jo të urës mbi Ibër. Përkundrazi, kishte të bënte me zhvillimet në gjithë rajonin dhe rrezikun edhe shkaku i ndikimit të Rusisë pas luftës në Ukrainë.  

Konfidencialiteti që bartin këto takime e tregojnë detajet e pakta që dalin pas tyre.

Shefi i institucionit më të lartë të Inteligjencës amerikane pos Serbisë e Bosnjë-Hercegovinës zbarkoi për dy ditë edhe në Kosovë por mesazhet që ua dha Osmanit, Kurtit e Ajetit mbeten prapa dyerve të mbyllura.

Me gjithë zhvillimet e fundit, sipas njohësve të sigurisë, vizita nuk lidhet direkt me to por më shumë për situatën në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Zakonisht shefi i shërbimeve inteligjente dërgohet në vende të caktuara nga politika amerikane për të dërguar mesazhe të cilat politika amerikane ia ka dhënë këtyre vendeve në mënyrë diplomatike mirëpo ata përmes tij tash i dërgojnë mesazhet në gjuhën tjetër, pak më ndryshe se gjuha diplomatike dhe më konkrete”, ka thënë njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Qeveria takimin e paraqiti si moment të rëndësishëm historik i raporteve Kosovë-SHBA por ish-kryeministri, Avdullah Hoti beson të kundërtën.

Deputeti i LDK-së thotë se politikat e gabuara të Kurtit e Osmanit veçanërisht në veri, e kthyen Kosovën në çështje sigurie për aleatët.

“Sigurisht se këtë situatë e përdori Serbia me tendencë për të krijuar një vatër të re krize në Evropë, siç dëshmohet me sulmin terrorist të 25 shtatorit 2023. Rrjedhimisht, shefi i CIA-s detyrohet të zbarkojë në Prishtinë. Ai do të duhej të zbarkonte në Bosnjë dhe Serbi, por jo në Kosovë. Kosova do të duhej të kryente të gjitha koordinimet me SHBA-në siç ka vepruar gjithmonë, përmes Ambasadorit në Prishtinë, me Departamentin e Shtetit e me Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti.

Megjithëse një ditë më parë kishte mendim tjetër, duke thënë se Burns nuk po e takon Kurtin shkaku i raporteve me SHBA, Ramush Haradinaj sot e ndërroi qëndrimin.

“Institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën. Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve, janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, ka thënë Haradinaj.

Në Serbi, shefi i CIA-s nuk është e qartë se kënd e takoi e as çka diskutoi por në Sarajevë në fokus ishin diskutimet që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës, kryesisht pas kërcënimeve të presidentit prorus të Republika Sërpskas.

Ndër të tjera, Burns u takua edhe me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, përfshirë Zhelka Cvijanoviqit, e sanksionuar nga SHBA-ja.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika