Von Cramon reagon: Hedhja në erë e digës Nova Kakhovka nga Rusia është një tjetër akt terrorist që rrezikon 100 mijë njerëz

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për shpërthimin e digës në Nova Kakhovka nga Rusia, duke e konsideruar si një akt terrorist që rrezikon jetën e 100 mijë njerëzve dhe shkakton dëme të pariparueshme në mjedis. Më tej, ajo ka thënë se këto akte terroriste vetëm e forcojnë vendosmërinë e BE-së për të mbështetur më tej Ukrainën

Një imazh satelitor tregon Damn Nova Khakovka në rajonin Kherson. (Al Jazeera)

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar për shpërthimin e digës në Nova Kakhovka në Ukrainë nga ana e agresorit rus.

Von Cramon e ka akuzuar gjithashtu Rusinë për vazhdimin e gjenocidit ndaj ukrainasve dhe ekocidimin e vendit të tyre. Më tej, eurodeputetja e ka cilësuar këtë si një akt tjetër të terrorizmit, që sipas saj vë në rrezik mbi 100 mijë njerëz dhe shkakton dëme të pariparueshme në mjedis.

“Hedhja në erë e digës Nova Kakhovka nga Rusia është një tjetër akt terrorist. Rrezikon 100 mijë njerëz dhe i bën dëm të pariparueshëm mjedisit. Rusia vazhdon Gjenocidin ndaj Ukrainasve dhe Ekocidin e vendit të tyre. Aktet terroriste vetëm sa na bëjnë më të vendosur për të mbështetur më tej Ukrainën”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.

Von Cramon beson se akte të tilla terroriste vetëm sa e forcojnë vendosmërinë e tyre [BE-së] për të mbështetur më tej Ukrainën.

 

Nova Kakhovka është një qytet në Ukrainën jugore që ndodhet pranë rezervuarit Kakhovka, i cili formohet nga një digë në lumin Dnieper.

“Ekocid” quhet shkatërrimi i mjedisit natyror, veçanërisht kur bëhet me dashje ose pakujdesi.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika