Vrasja e 35-vjeçares, i dyshuari kishte aktakuzë

I dyshuari për vrasjen e 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së kishte aktakuzë për kanosje nga Prokuroria e Ferizajt

Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua shtatzënë, 35-vjeçare, është vrarë të mërkurën rreth orës 18:00, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK, në Prishtinë.

Ajo dyshohet të jetë privuar nga jeta nga bashkëshorti i saj. Për këtë të fundit, Kallxo.com zbulon se i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje më 10 gusht të këtij viti, në Gjykatën e Ferizajt.

 

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra në oborrin e QKUK-së, këtë të mërkurë, ka bërë të ditur se për rastin e saj, Policia e Kosovës ka qenë në dijeni që katër muaj.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Mirushe Lohaj, u shpreh se të martën, familjarët e burrit, i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur të kthehet në shtëpi.

Ajo theksoi se nga mediat e ka mësuar për rastin tragjik, ku mbeti e vrarë motra e saj shtatzënë.

“Rastin atë natë e kemi lajmëruar dhe mjekëve, na kanë thënë në dorë tonë është… Policia që katër muaj e di që u nda prej tij, e kanë ditur gjendjen e saj si e ka. Nuk ka treguar asgjë. E kemi vizituar, dje kemi qenë e kemi vizituar, kanë qenë vjehrra e saj dhe kunata, as nuk i kemi folur, ajo i thoshte ktheu për hatër të fëmijëve. Në lajme e kemi kuptuar, kemi ardhur këtu që policia”, ka thënë ajo.

Se tashmë e ndjera kishte kërkuar ndihmë e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë.

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, në Radio Dukagjini, ka thënë se gruaja shtatzënë, e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse.

Bala tha se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika