Vrasja e Isa Sejdiut në AKI: Detaje të pa dëgjuara nga ngjarja tronditëse

Nga dokumentari "Mendje Kriminale", do të dëgjoni një histori tronditëse mbi vrasjen e menaxherit të kuzhinës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Isa Sejdiu, nga një koleg i tij, dhe si ky akt brutal shpalos realitetin e errët të ndjenjave të xhelozisë dhe manipulimit të pushtetit brenda institucioneve të sigurisë

Isa Sejdiu, menaxheri i kuzhinës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), u vra më 4 shtator 2018 në zyrat e AKI-së.

Vrasësi, Valon Ibërdemaj, ishte gjithashtu punonjës i AKI-së dhe e ka kryer aktin me armën e tij të paautorizuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:31, kur Ibërdemaj e qëlloi Sejdiun, pas një shakaje që Sejdiu kishte bërë një ditë më parë se do të emërohej zëvendësdrejtor.

Sipas aktakuzës, kjo ngjarje ishte rezultat i xhelozisë nga ana e Ibërdemajt.

Pas vrasjes, Ibërdemaj është kapur duke përpjekur të ikë nga vendi i krimit, duke e përdorur një punonjëse tjetër si peng.

Ai është arrestuar dhe më vonë është dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore për vrasje, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin, ndërsa Gjykata Supreme e ka ulur në 22 vjet.

Ky rast është një ndër më të rëndat në Kosovë dhe ka tronditur opinionin për shkak të ngjarjes brenda një institucioni të sigurisë.

Familja e Sejdiut ka kërkuar 1 milion euro dëmshpërblim për pasojat e këtij krimi.

Në mënyrë që ky dokumentar të mos tingëllojë i njëanshëm që në fillim po ju njoftojmë se e kemi kontaktuar avokatin e Valon Ibërdemajt , Besnik Berishën, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Rrjedhimisht pjesë e dokumentarit është vetëm avokati i familjes së dëmtuar, deklaratat e të cilit mund t’i dëgjoni në “Mendje Kriminale”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika