Vret nënën dhe gjyshin e tij për ta trashëguar pasurinë e tyre

Prokurorët federalë pretendojnë se gjatë një udhëtimi peshkimi në vitin 2016, Nathan Carman, 28 vjeç, vrau nënën e tij, Linda Carman dhe fundosi varkën për t’i humbur gjurmët. Krejt kjo për ta trashëguar pasurinë e lënë nga ajo

Foto: AP

Në vitin 2016 një burrë nga Vermonti e çoi  nënën e tij në një udhëtim peshkimi në brigjet e Rhode Island, pastaj e vrau dhe e fundosi varkën me qëllim për ta trashëguar pasurinë e familjes së tij, kanë thënë të martën prokurorët federalë.

Një aktakuzë e zbuluar në gjykatën federale në Burlington, Vt. akuzon Nathan Carman, 28 vjeç, nga Vernon, Vt., për vrasjen e nënës së tij, Linda Carman, teksa po kalonte me varkë në shtator 2016.  Po ashtu ai akuzohet për  raportim të rremë tek autoritetet për atë që kishte ndodhur në det, raporton New York Times.

Prokurorët federalë nuk specifikojnë se si zoti Carman vrau nënën e tij, por ata thonë se anija e tij, e quajtur Chicken Pox, ishte fundosur qëllimisht. Z. Carman kaloi tetë ditë në det përpara se ekuipazhi i një anijeje tregtare, Orient Lucky, e gjeti atë duke lundruar në një gomone shpëtimi.

Nathan Carman, i akuzuar për vrasjen e nënës dhe gjyshit të tij. Foto: AP

Përveç kësaj në aktakuzë thuhet se në vitin 2013, si një pjesë tjetër e planit të tij, zoti Carman rrëmbeu pushkën e tij Sig Sauer dhe qëlloi dhe vrau gjyshin e tij, John Chakalos, i cili ishte bërë i pasur duke ndërtuar dhe marrë me qira shtëpi pleqsh dhe sipërmarrje të tjera të pasurive të paluajtshme, në Windsor, Conn.  Sipas aktakuzës Z. Carman nuk u akuzua për atë vrasje.

“Si pjesë qendrore e kësaj skeme, Nathan Carman vrau John Chakalos dhe Linda Carman”, thuhet në aktakuzë.

“Ai sajoi histori për ta fshehur përfshirjen e tij në ato vrasje”.

Aktakuza nuk thotë se sa para mund të kishte trashëguar z. Carman. Associated Press raportoi se si trashëgimtar i vetëm i nënës së tij, ai do t’i kishte marrë 7 milionë dollarë.

Një nga tetë akuzat kriminale me të cilat përballet zoti Carman e akuzon atë për vrasjen e nënës së tij, e cila kishte “një marrëdhënie të tensionuar” me djalin e saj, tha Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin e Vermontit. Shtatë të tjerat lidhen me përpjekjet e zotit Carman për të marrë para nga pasuria e zotit Chakalos, e cila kapte vlerën e dhjetëra milionë dollarëve, ose nga kompanitë e sigurimit.

Agjentët federalë ekzekutojnë një urdhër kontrolli në rezidencën e Nathan Carman në Fort Bridgman Road, në Vernon. Foto :AP

Dyshimet për vdekjen e zonjës Carman u ngritën për herë të parë në shtator 2016, kur roja bregdetare e gjeti zotin Carman në një gomone shpëtimi pa nënën e tij. Trupi i saj nuk u gjet kurrë.

Në atë kohë, zoti Chakalos kishte tre vjet që kishte vdekur, dhe zoti si rezultat Carman kishte marrë tashmë 550,000 dollarë. Paratë ishin shpenzuar kryesisht deri në vjeshtën e vitit 2016, sepse ai kishte qenë i papunë për një kohë të gjatë, thuhet në aktakuzë.

Prokurorët federalë thonë se zoti Carman kishte planifikuar dhe përgatitur për vrasjen e nënës së tij në disa mënyra: Ai hoqi  pllakat metalike që ndihmojnë në stabilizimin e performancës të varkës dhe hoqi kompjuterin e tij nga shtëpia e tij për të parandaluar zyrtarët që ta rishikonin atë derisa ai ishte larg.

Nathan Carman, i akuzuar për vrasjen e nënës dhe gjyshit të tij. Foto :AP

Ai gjithashtu planifikoi të raportonte fundosjen varkës dhe zhdukjen e zonjës Carman si “aksidente”, thuhet në aktakuzë.

Zonja Carman kishte “besuar se do të kthehej në shtëpi deri në mesditë të ditës tjetër, siç dëshmohet nga plani i lundrimit që ajo la me miqtë”, thuhet në aktakuzë.

Nëse shpallet fajtor për akuzën e vrasjes, zoti Carman do të përballet me burgim të përjetshëm.

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika