Vritet një 23  vjeçar, dy vëlezërit i plagosën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Klinë-Gjakovë. Nga të shtënat me armë zjarri aty mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij. Policia tashmë ka arrestuar pesë persona që dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast, ndërsa prokurori i rastit do të kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarit

Pasi që kishin  bërë iftar e gjithë familja, me të dalë në parking-un e restorantit ku po darkonin i dolën në pritë 5 persona të pajisur me armë zjarri e edhe armë të ftohta.

Vetura ishte objekt i hetimeve të mëtutjeshme edhe gjatë të premtes, të cilat po i bënin njësitet policore.

Me rastin në fjalë po merret Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi i tregoi Dukagjinit se arma me të cilën po dyshohet që është kryer krimi është gjetur gjatë bastisjeve.

“Gjate një bastisje është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryere vepra penale edhe janë gjetur edhe provat tjera materiale, të cilat do të ndihmojnë për zbulimin e rrethanave se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Shkodran Nikçi, Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës.

Në ndërkohë, televizioni ka mësuar se dy të plagosurit pas plagëve të marra ishin dërguar në Spitalin e Pejës, por pavarësisht plagëve të rënda të marra ata me vetdëshirë janë larguar nga spitali për të qëndruar afër familjës.

E janë familja e viktimës të cilët janë mbledhur në shtëpinë e tyre në Gulluboc të Malishevës për të pritur të afërt për ngushllime.

Për këtë rast janë arrestuar pesë të dyshuarit, për të cilët Prokuroria i ka caktuar 48 orë mbajtje.

Televizioni ka mësuar që e gjithë ngjarja është zhvilluar në prani të familjarëve të Fazli Hoxhës.

Po ashtu dyshohet që këtë ngjarje dyshohet që e ka sjell një mosmarrveshje në mes Fazli Hoxhës dhe 4 nga të dyshuarit në Itali.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika