Vuçiq cilëson tekstin e publikuar në New York Times si “të pakuptimtë”

Revista javore New York Times ka botuar një artikull të gjatë, në të cilin pretendon të ketë zbuluar lidhje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me botën e krimit në Serbi. Këto, Vuçiq i ka cilësuar si "gënjeshtra"

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cilësoi si gënjeshtra pohimet e ngritura në një shkrim të revistës javore të gazetës “New York Times” për lidhjet e pretenduara të tij me botën e krimit në Serbi.

Shkrimi përshkruan me hollësi krime të kryera nga banda e Velko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani në Beograd. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 dhe “në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Velko Belivuku tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiqit’, sipas transkripteve të gjykatës”, thuhet në artikull.

Në një intervistë me televizionin “Happy”,  Vuçiq tha se koha e publikimit të artikullit nuk ishte zgjedhur rastësisht.

“Teksti i pakuptimtë në New York Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi). Nuk e ka shkruar atë njëfarë amerikani, gazetar i lirë, që e kanë gjetur diku. Në tekst janë të gjitha gënjeshtrat që i kanë publikuar këtu për ta fshehur bashkëpunimin e tyre me klanin e Belivukut”, tha ai, duke theksuar se është fshehur fakti se dy nga dëshmitarët kanë pohuar se është përgatitur “vrasja ime”.

“E kam kuptuar kohën kur është publikuar teksti, dhe atë pikërisht në kohën e bisedimeve (me Kosovën) në Bruksel, për të dërguar mesazhin e qartë, sepse unë e di si punojnë ata, CIA po bëhet gati, CIA të sheh dhe nëse nuk je i mirë dhe i dëgjueshëm, ky është vetëm fillimi. Përgjigjja ime është se kam kuptuar mesazhin. Nuk jam frikësuar, nuk jam i magjepsur me marrëzitë që i keni shkruar. Dhe fare nuk ju kam frikë. Do të luftoj për vendin tim. Vazhdoni të gënjeni me gënjeshtarët vendas, me bashkëpunëtorët e kriminelëve. Ishte aty edhe Boris Tadiç (ish presidenti serb) turp të ketë”, tha presidenti serb.

Partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe në pushtet, për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiq i mohon akuzat e tilla ndërsa vendi ecën në vijën e ngushtë ndërmjet aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta ne Rusinë.

Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në radhë të parë për shkak të mbështetjes së Moskës për pretendimet e Beogradit ndaj Kosovës, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Në muajin mars, Serbia dhe Kosova u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Javën e kaluar udhëheqësit e të dyja vendeve u takuan në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes, por pa ndonjë përparim të dukshëm me gjithë paralajmërimet e diplomatëve perëndimorë për pasoja nëse marrëveshja nuk zbatohet./ VOA

New York Times shkruan mbi lidhjet e dyshuara të Vuçiç me krimin e organizuar

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika