Vuçiq e quajti naziste, Von Cramon i përgjigjet: E tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur naziste raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Kjo e fundit ka thënë se kreu i shtetit serb e tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është përgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e quajti naziste.

Von Cramon ka thënë se me këtë krahasim presidenti Vuçiq e tregon dobësinë e regjimit të tij autokratik.

“Alekasandër Vuçiq e di që unë jam miku më i madh i Serbisë demokratike. Pra, të gjithë ata që kontribuojnë në demokratizimin e Serbisë për ta afruar atë në BE janë të mirëpritur në Parlamentin Evropian”, ka shkruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian në platformën “X”.

Von Cramon ka thënë se qytetarët meritojnë më shumë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika