Vuçiq: KFOR-i do t’a kryejë punën e vet, s’do funksionojë hapja e Urës së Ibrit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Kosovë, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend, nga forcat e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar se Ura mbi lumin Ibër pritet të hapet gjatë 14-15 të këtij muaji.

“Hapje e dhunshme” deklaroi Vuçiq para mediave, duke shtuar kinse “ai pret provokime të reja” nga autoritetet kosovare.

Ai ka shtuar se ka besim se “KFOR-i do ta kryejë punën e vetë”.

“Më 14 apo 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës në Kosovë  do të përpiqen të imponojnë disa liderë të rinj serbë, t’i potretizojnë si trima edhe pse nuk janë, e të cilët do të mundohen t’i ndajnë nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me Kurtin se si të bëhen shërbëtorë të tij, ndërsa në fakt punojnë për interesa të huaja. Më lejoni t’u them menjëherë se nuk do të funksionojë, dhe se kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se do ta kryejë punën e vetë”, ka thënë Vuçiq në adresim publik, transmeton “B92”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika