Vuçiq: Kosova po vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur në procesin e dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për situatën në Kosovë duke thënë se “Prishtina po vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, në Davos.

Në një postim në Facebook, Vuçiq ka thënë se gjatë takimit me Lajçak, është diskutuar për situatën në Kosovë.

“Një bisedë e hapur me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe në baza ditore, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”, shkroi ai.

Presidenti serb tha se “Prishtina po vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”.

“E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se Prishtina po vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika