Vuçiq në “deluzione”: A dëshiron Britania të heqë dorë nga Skocia, jo, njejtë edhe Serbia nga Kosova

Aleksandër Vuçiq ka folur rreth takimit me me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Lajçakun. Ku sipas tij tema kryesore që u diskutua ishte Kosova

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua qytetarëve nga Parisi, ku u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas Vuçiq në Kosovë shteti serb po përballet më një situatë shumë të komplikuar, e pas 21 nëntorit do të jetë edhe me komplikuar sipas tij.

Qeveria e Kosovës me vendimin e ri për targat i cili është i ndarë në tri faza dhe faza e dytë që fillon nga 21 nëntori, përfshin gjobitjen e shoferëve me targa ilegale KM.

“Në Kosovë po përballemi me një situatë shumë të komplikuar, sidomos nga 21 nëntori, kur shqiptarët synojnë të mbledhin gjoba. Tema kryesore me Lajçakun dhe Borellin ishte Kosova. Sigurisht, ai shqetësohet se pala kosovare nuk është e gatshme të arrijë marrëveshje, e keni dëgjuar edhe vetë”, tha Vuçiq.

Ai tha se edhe në Kuvendin e Serbisë që mendojnë se Kosova është e pavarur dhe gjithashtu edhe në Evropë, por që Vuçiq kjo nuk i intereson pasi rëndësi ka se çfarë mendojnë qeveritë.

“Edhe në parlamentin serb ka deputetë që mendojnë se Kosova është e pavarur dhe nuk e kam fjalën vetëm për Camberin… Nuk më intereson se çfarë mendojnë deputetët në Evropë, rëndësi ka çfarë mendojnë qeveritë”, është përgjigjur Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se Jozep Borell dhe Miroslav Lajçak nuk kanë qenë optimistë pas bisedës me Albin Kurtin.

“Çfarëdo që të bëjë Kurti, ai do të ketë mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe… Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, por ne duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”. A dëshiron Britania të heqë dorë nga Skocia, nuk do ta bëjë”, tha Vuçiq.

Siç ka thënë ai disa njerëz në Evropë presin që Serbia të gabojë, që të gjithë fajin ta hedhin mbi Serbinë.

“Dhe ata do të heshtin përgjithmonë.” Kurti mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk do të marrë asnjë paralajmërim. Dhe nëse serbët i përgjigjen dhunës në Kosovë, për gjithçka do të fajësojnë Serbinë”, tha Vuçiq, shkruan mediumi serb.

I pyetur nëse ishte nervoz dje pas takimit me Macron, Vuçiq u përgjigj se nuk ishte.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika