Vuçiq: Nuk pres asgjë nga takimi me Kurtin, vetëm drama 

Vuçiq është shprehur pesimist për këtë takim, duke thënë se nuk pret asgjë tjetër përveç “drama” nga Kurti.

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq

Në prag të takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar për media.

Vuçiq është shprehur pesimist për këtë takim, duke thënë se nuk pret asgjë tjetër përveç “drama” nga Kurti.

“Nuk pres asgjë nga biseda me Kurtin. Ai do të bërtasë për dramë, të thotë ‘Putin i vogël’, gjithçka si zakonisht. Sa i përket Borrellit dhe Lajçakut, do t’i dëgjoj me vëmendje, nuk kam asgjë kundër tyre, ata punojnë në rrethana të vështira, pozicioni i tyre nuk është i lehtë. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë në Kosovë. Nuk pres përfundime të mëdha”, ka thënë Vuçiqi.

Bashkimi Evropian (BE) ka publikuar agjendën e takimit në Bruksel në mes të Kurti e Vuçiqit.

Siç njofton BE-ja, në ora 14:45, kryediplomati evropian, Josep Borrell, pritet të flasë për media para se t’i takojë dy liderët e vendeve.

Në ora 16:30, Borrell do ta takojë Kurtin, ndërsa në ora 17:00 do ta takojë Vuçiqin.

Pas takimit bilateral, në ora 18:00 pritet të mbahet takimi trepalësh.

E pas takimit trepalësh, Borrell pritet të flasë sërish për media.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika