Ymeri: Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve në veri nuk i bën ato legjitime

Analisti, Visar Ymeri për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore ka thënë se ''Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve natyrisht nuk i bën ato legjitime as në syrin e ndërkombëtarëve e as me pak në sytë e shteteve të tjera jo partnere me Republikën e Kosovës''

Analisti, Visar Ymeri ka thënë se ”kjo formë e organizimit të zgjedhjeve natyrisht nuk i bën ato legjitime as në syrin e ndërkombëtarëve e as me pak në sytë e shteteve të tjera që nuk janë partnere me Republikën e Kosovës”.

Ymeri në emisonin “Five” të RTV Dukagjini ka thënë se çështja e zgjedhjeve në veri është dashur të diskutohej në Ohër në procesin e negociatave dhe se mosmbajtja e zgjedhjeve e ka ndikimin e vet te procesi negociator.

”Kjo formë e organizimit të zgjedhjeve natyrisht nuk i bën ato legjitime, natyrisht as në syrin e ndërkombëtarëve e as më pak në sytë e shteteve të tjera jo partnere me Republikën e Kosovës. Unë konsideroj që kjo çështje është dashur të diskutohej në Ohër, në procesin e negociatave në të cilin do të duhej të merreshin vesh se si do të organizoheshin zgjedhjet ashtu siç i parasheh ligji dhe Kushtetuta. Mosmbajtja e zgjedhjeve e ka ndikimin e vet te procesi negociator. Sepse edhe nëse duam që ta përshpejtojmë procesin e themelimit të Asociacionit siç po insiston qeveria në Beograd, prapë pa zgjedhje nuk mund të bëhet”, ka thënë Ymeri.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika