Zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministrit Kurti i takojnë mëditjet për udhëtimet jashtë vendit, por s’i pranon ato

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk merr mëditje për udhëtimet e tij jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas raportimit se 330 euro do të jetë shuma me të cilën do të kompenzohet në formë të mëditjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për qëndrimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 16 ditë radhazi, ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk merr mëditje.

“Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”, ka shkruar Kryeziu.

Perparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë

Sipas tij, Kurti, prej së është zgjedhur i pari i ekzekutivit asnjëherë nuk ka marrë mëditje.

“Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim, që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, shtoi Kryeziu.

Kryeministri Kurti ka qëndruar për 16 ditë në SHBA, i shoqëruar nga Luan Dalipi dhe Liza Gashi.

Që nga gjashtë maji ndodhet në SHBA, mirëpo produktiviteti i vizitës së kryeministrit Albin Kurti është vlerësuar i zbehtë.

16-ditëshi i kreut qeveritar në SHBA, nga opozita shihet si vizitë studimore dhe pa takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa në shoqërinë civile kërkojnë rezultate konkrete nga ky qëndrim maratonik në shtetin aleat të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Amerikë, Kurti pati takime më përfaqësues të kompanive teknologjike e me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

Që nga marrja e mandatit si kryeministër, kjo është vizita e parë zyrtare e Kurtit në SHBA.

Udhëtimi i Kurtit në SHBA vlerësohet i zbehtë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika