Zelensky në Tiranë në Samitin për Ukrainën, e pranishme edhe Presidentja Osmani

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy sonte për herë të parë do të vijë në Tiranë, përderisa nesër do të jetë mes liderëve të Bashkimit Evropian e të shteteve nga Evropa juglindore. Ai do të marrë pjesë gjatë së mërkurës në samitin për Ukrainën, ndërsa vetëm një ditë më vonë, në Tiranë zhvillohet po ashtu edhe një takim i rëndësishëm. Këto ngjarje, vlerësohen si një mundësi e mirë edhe për Kosovën, që përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Më 15 qershor, kryeministri shqiptar, Edi Rama kishte hyrë në një zonë lufte, në Kiev në qendër të Ukrainës, shtet të cilin Rusia po lufton qe dy vite që ta pushtojë.

Volodymyr Zelensky, presidenti që i bëri konak Ramës një vit më parë, tash do ta vizitojë Shqipërinë.

Lideri ukrainas mbrrinë mbrëmjen e se martës në Tiranë, ndërsa të mërkurën do të jetë pjesë e samitit Evropë Juglindore-Ukrainë, krahas liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Evropës Juglindore.

Nga BE vjen presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa vendet e rajonit do të përfaqësohen në nivel presidentësh ose të kryeministrave.

Kosovën do të përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërkohë edhe Serbia ka konfirmuar pjesëmarrjen e Aleksandar Vuçiqit.

Përfaqësuesit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë edhe të enjten më 29 shkurt, në Samitin Rajonal për integrimin.

Organizimi i këtij samiti nga një shtet nikoqir siç është Shqipëria sipas analistëve nga ky shtet, është strategji që kontribuon në realizimin e dialogut ndërmjet pjesëtarëve të NATO-s dhe vendeve që kanë ndikim gjeopolitik në rajon dhe ndërkombëtarisht.

Analisti Aleksander Çipa ka thënë se “Arsye që në bashkë kryesimin e këtij samiti që zhvillohet nesër në Tiranë ndodhet edhe presidenti i Ukrainës Zelensky, është më shumë jo force, por diplomacie që përcillet nga ky samit edhe për le të themi progonistin problematik gjeopolitik Rusinë, por edhe për aktorët e tjerë ndërkombëtar.”

Ky samit sipas Çipës është mundësi e mirë edhe për Kosovën.

“Është momenti që presidentja e Kosova, zonja Osmani të artikulojë prerë kërkesën për pranimin e Kosovës si një vend anëtar i NATO-s, ashtu edhe në përshpejtimin e proceseve që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Dhe nga ana tjetër është rasti i shkëlqyer që vetë Shqipëria ta artikulojë një zë të tillë aq më tepër që shtetet e Rajonit tonë e kanë bërë më herët si kundër është Kroacia”, ka deklaruar ai.

Po në Tiranë, të enjten liderët e 6 vendeve të rajonit, do të diskutojnë për planin e rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, ndërsa do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika