Zgjedhjet në LDK – A mund të ketë kundërshtar Lumir Abdixhiku?

Analisti politik, Astrit Gashi, ka deklaruar se Lumir Abdixhiku ka situatën nën kontroll në LDK dhe pritet të hyjë në garë për rikonfirmim të pozitës së tij. Kurse analisti Visar Ymeri, ka thënë se LDK-ja synon përfshirjen e më shumë grave në strukturat e saj dhe ka vlerësuar suksesin e Abdixhikut në rikthimin e votës së LDK-së

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e saja të brendshme. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se kryesia ka votuar në mënyrë unanime për mbajtjen e tyre.

Analisti politik, Astrit Gashi, ka shprehur mendimin se lideri aktual i LDK-së, Abdixhiku, ka situatën nën kontroll dhe mund të hyjë në garë për të rikonfirmuar pozitën e tij për një mandat të plotë katërvjeçar.

Gashi gjithashtu ka thënë se nuk do të ketë ndërhyrje të tilla si në zgjedhjet e mëparshme në parti.

Gjatë emisionit Debat Plus, Gashi ka thënë se nuk ka një konkurrent serioz për Abdixhikun në LDK dhe se nuk beson se do të ketë ndonjë ndryshim spektakolar në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

Megjithatë, ai nuk përjashton mundësinë për ndonjë surprizë të vogël gjatë procesit zgjedhor.

Analisti politik Astrit Gashi dhe Visar Ymeri të ftuar në Debat Plus.

“Çfarë është interesante për mua është fakti që 30 mijë anëtarë të regjistruar të LDK-së do të marrin pjesë në votim. Kjo është diçka e re dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë. Mund të ketë sfida të mëdha në besimin e tyre në këtë proces zgjedhor”, ka deklaruar Gashi.

Gjithashtu, edhe analisti Visar Ymeri ka vlerësuar suksesin e Lumir Abdixhikut në rikthimin e votës së LDK-së. Sipas tij, Abdixhiku ka arritur të fitojë mbështetjen e tyre.

Po ashtu, Ymeri ka diskutuar se nëse duhet të ketë kandidatë tjetër për postin e kryetarit në LDK.

“A ka dhe a duhet të ketë kandidatë tjetër Abdixhiku, unë mendoj që ai për periudhën sa ka qenë në LDK e ka arritur një sukses të rikthimit të votës nëse e marrim rezultatin për zgjedhjet lokale”, ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.

Ai ka përmendur se kryeministri Albin Kurti, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), nuk ka pasur kundërkandidatë brenda partisë së tij, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kishte një kandidat tjetër nëse situata politike do të ndryshonte.

“Mundesh mos me pas veç një kandidat, por ai kundërkanditat mundet me qenë përnjëmend kryetari. Për shembull, Albin Kurti nuk ka pasur kurrë kundërkandidatë në LVV, por askush nuk thotë që kishte fituar tjetër, kush nëse nuk ish kanë Albin Kurti”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Ymeri ka shprehur mendimin se LDK-ja ka synimin për të pasur një përfshirje më të madhe të grave nëpër strukturat e saj, duke kërkuar një balancë gjinore më të mirë.

Ai ka vlerësuar se si LDK-ja, ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë pasur probleme në të shkuarën me përfshirjen e grave në proceset zgjedhore, duke rezultuar në një përqindje të ulët të votuesve gra për këto dy parti.

Ymeri beson se LDK-ja ka marrë mesazhin dhe po mendon të adresojë këtë çështje brenda partisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika