Zyrtarja e BE-së për vizat: Gjithmonë arsyetime të reja, Kosova po diskriminohet

Zyrtarja e BE-së, Schneeberger ka reaguar pasi Franca i ka vënë një kusht Kosovës në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën e që është funksionalizimi i sistemit për siguri në Evropë, ETIAS

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka thënë se gjithmonë po shtohen arsyetime të reja për Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave.

Schneeberger ka reaguar përmes një postimi në Twitter pasi u raportua se Franca ka vënë një kusht në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën e që është funksionalizimi i sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është ETIAS që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka thënë Schneeberger.

 

ETIAS apo ndryshe “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” është një program i krijuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të mbrojtjes dhe forcimit të kufinjëve të tij.

Qëllimi kryesor i tij është që të identifikojë kërcënimet ose rreziqet e mundshme që lidhen me vizitorët që udhëtojnë në cilindo nga vendet e zonës Shengen.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e këtij sistemi. Një kërkesë e tillë erdhi nga Franca dhe e njëjta u mbështet edhe nga Belgjika, Suedia, Holanda dhe Spanja.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika