100 qytetarë të helmuar në Han të Elezit, në QKUK konfirmohen disa me salmonelë

Rreth 100 qytetarë janë helmuar në Han të Elezit prej tyre shumica janë nga ushqimi por ka disa të tjerë edhe nga virozat sezonale. Shumica u trajtuan në QKMF por disa raste janë dërguar për hospitalizim në QKUK. Nga ky institucion njoftuan se edhe nga rastet e ditëve të kaluara, disa kanë rezultuar pozitiv me salmonelë. Inspektorati Sanitar ka heshtur përballë gjithë kësaj situate.

A janë pakot e atyre që shkaktuan helmimin s’dihet por nga picat e sanduiç e konsumuar trajtim mjekësor morën rreth 100 qytetarë të Hanit të Elezit.

Prej të hënës deri të mërkurën, pacientët që u helmuan nga ushqimi kërkuan ndihmë mjekësore në Qëndrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vjellje, barkqitje, temperaturë e dhimbje koke janë simptomat që po i kanë.

Pardje në mbramje ka hanger tani në mëngjes e ka kap lukthi temperatura, gjendjen qysh te ka i merr tash edhe infuzionat se temperatura po i ndryshon…”

Tash e dy ditë po trajtohet edhe një paciente familjarja e së cilës s’deshi të identifikohej.

“Tash ma mirë është sepse u kanë shumë keq këtu është hala”

E, një tjetër qytetar deklaroi se katër familjarë iu helmuan nga ushqimi por jo në një lokal por në vende të ndryshme.

“Një cikë e baxhanakut bile punon këtu kena pas me shku dje në darsem ish helmu, tani edhe djali një të afërmi nga familja e grus edhe ai prej ushqimit edhe një polic që e njoh pra katër veta që i njoh unë që i kam diçka janë helmu”

Gjendja hiç më mirë s’është as të mërkurën, ndonëse rastet s’qenë krejt prej helmimit me ushqim.

Më shumë për situatën në këtë komunë foli drejtoresha e Shëndetësisë, Kimete Kuka.

“Fluksin më të madh e kemi pas prej orës 20:00 deri në katër të mëngjesit po dyshohet se rastet janë të helmume në dy lokacione këtu në Han të Elezit po fatkeqësisht janë edhe raste që kanë ardh nga shtëpia pra me gjendje viroze”.

Kuka tha që në dy lokacionet ku po dyshohet se u helmuan qytetarët u morën mostra.

“Inspektorati ka qenë i ka marr 15 strisho në këto dy lokacione janë marr te secili lokacion po presim për rezultatet e para pastaj edhe ato finale me ditë se prej çka më saktë”.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, pesë prej pacientëve janë hospitalizuar në Klinikën Infektive.

Pikërisht në këtë klinikë por nga helmimi i dyshuar nga një rrjet ushqimesh në Prishtinë po trajtohen disa raste tjera e tashmë janë konfirmuar edhe analizat.

Klinika Infektive e Qendrës Universitare Klinike të Kosovës njofton opinionin publik se aktualisht po trajton një situatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë. Pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis.

Megjithëkëtë, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike konfirmoi se në rrjetin e ushqimeve mostrat dolën negative, por kjo nuk do të thotë se burimi i infeksionit nuk ishte aty. Në një përgjigje për televizionin bën të ditur rezultatet e analizave të ushqimit në Prishtinë.

Mungesa e Salmonellës në mostra në momentin e kontrollit nuk e përjashton mundësinë që burimi i infeksionit të ketë qenë ushqimi i kontaminuar më herët. Të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator. IKSHPK dhe QRSHP Prishtinë po vazhdojnë hulumtimin në terren. Përfundimi final i rastit do të bazohet në vlerësimin e integruar të të dhënave laboratorike, klinike dhe të gjurmueshmërisë së ushqimit.

Por, për të gjitha këto përgjigje nuk kthyen as Inspektorati Sanitar dhe Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë nga e shtuna deri të mërkurën janë rreth 200 raste të helmimit në vend.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika