Deputeti ukrainas flet shqip: Kosova është Evropë (VIDEO)

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo, ka folur shqip në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo





Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke thënë se “Kosova është Evropë”.

Po ashtu, deputeti ukrainas ka kërkuar nga të gjithë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, përfshirë edhe Ukrainën, ta bëjnë një gjë të tillë.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës… po ju adresohem juve, ju lutem njiheni këtë vend si shtet të pavarur, të cilët luftuan për lirinë e tyre për pavarësinë e tyre, ata duhet të ulen këtu bashkë me ne, duhet të jenë pjesë e KiE-së”, ka thënë ai.

“I bëj thirrje parlamentit ukrainas të mbështesë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe të ecim përpara, jam i sigurt se këto vende mund të jenë një pjesë e rëndësishme e projekteve tona të zakonshme, por për këtë duhet të punojmë. Dua të ju rikujtoj, një javë përpara u zgjova nga bombardime kamikaze nga Irani. Të bëhemi më të fortë, më të mëdhenj, të mbështesim vendet e Ballkanit Përendimor. Kosova është Evropë”, ka vijuar ai.

Tutje, Goncharenkjo theksoi se Rusia është duke bërë çfarë është e mundur që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Ai e përmendi tentim grusht shtetin në Mal të Zi dhe destabilizimin e Bosnjë Hercegovinës, prapa të cilëve sipas tij ka qëndruar dhe qëndron Rusia.

E vetmja mënyrë, sipas deputetit Ukrainas, që të ketë stabilitet në Ballkan është që ky rajon të integrohet në Evropë.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika