Verhofstadt: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndihmojnë më së shumti shtetin ukrainas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndihmojnë dy herë më shumë Ukraninën sesa shtetet e Bashkimit Evropian së bashku, një gjë të tillë e ka deklaruar eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, përmes një postimi në rrjetin social Twitter

Ushtarët ukrainas në një tank në Novoselivka më 17 shtator, (Juan Barreto/AFP/Getty Images)





Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, ka publikuar në rrjetin social Twitter, disa statistika në të cilat shihet se SHBA-ja ka ndihmuar Ukrainën në aspektin financiar, ushtarak dhe humanitar, duke konstatuar se SHBA-ja po e ndihmon më së shumti shtetin ukrainas në luftën kundër pushtuesit rus, madje dy herë më shumë sesa shtetet e BE-së.

“Mosefikasiteti i Evropës në këtë krizë vazhdon të më fryjë mendjen. SHBA i jep dy herë më shumë mbështetje ukrainasve sesa së bashku shtetet anëtare të BE”, ka shkruar ai në Twitter.

Tutje, ai ka shtuar se Evropa është e ngadaltë me premtimet, por edhe me përmbushjen e tyre.

“Krahasuar me atë që ne shohim që vjen nga Moska, ky është amatorizëm politik dhe çmenduri gjeopolitike”, ka përfunduar europarlamentari.

Vlen të theksohet se, shtetet e G7 kanë premtuar se do ta ndihmojnë edhe më tej Ukrainën pas rinisjes së sulmeve ruse.

 

 





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika