Festivali i Fëmijëve “Lyra Fest” këtë vit me edicionin e 16-të

Festivali i këngëve për fëmijë "Lyra Fest", shënon këtë vit edicionin e 16-të duke mbledhur këngëtar nga Kosova , Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Qëllimi i këtij festivali është të krijoj hapësirë për fëmijë të talentuar në këndim

Festivali "Lyra Fest"

Festivali i këngës për fëmijë “Lyra Fest”, në Gjakovë këtë vit do të mbajë edicionin e 16-të i cili është planifikuar të mbahet të shtunën e 19 nëntorit.

Në këtë edicion do të prezantohen 20 fëmijë me këngë të papublikuara më parë.

Ndërsa duke përfshirë edhe vitet paraprake numri i këngëve pjesëmarrëse ka arritur rreth 300, me autor të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.

Qëllimi i këtij festivali është të krijoj hapësirë për fëmijë të talentuar në këndim, për kompozitor, orkestrues dhe tekstshkrues.

“Lyra Fest” ka karakter garues, ku marrin pjesë fëmijët nga mosha 5 deri në 12 vjeç.

Ndryshe, festivali është themeluar në vitin 2007 nga OJQ “Neo Musica” në Gjakovë. Edicioni i parë i “Lyra Fest” është mbajtur më 27 Shtator 2007.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika