Blendi Fevziu: Ato dy vajza kanë goditur mbi ëndrrën e mijëra dëshmorëve të Kosovës

Nëna e dëshmorit, Taulant Nuraj, është e moshuara e cila është keqtrajtuar në Shtëpinë e pleqve në Pejë. Qytetarë dhe personalitete publike,kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje, e një ndër ta është edhe gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu, i cili ka thënë se infermireret kanë prekur në besimin e një kombi të tërë

Blendi Fevziu, Gazetar

Pamjet e publikuara nga ngjarja e ndodhur të mërkurën e 2 nëntorit, në Shtëpinë e pleqve në Pejë, ka tronditur vendin. Keqtrajtimi i të moshuarës nga infermierja e këtij institucioni, ka bërë që të reagojnë qytetarë dhe figura publike.

Një prej tyre është edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që infermieret kanë prekur në besimin e një kombi të tërë që respektin për të moshuarit e kanë pasur në thelb të filozofisë së tij.

“Sot ato dy vajza kanë goditur mbi ëndrrën e mijëra dëshmorëve të Kosovës, për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, pa dhunën me të cilët serbët kërcenonin shqiptarët. Ato vajza kanë goditur mbi besimin e një kombi të tërë që respektin ndaj të moshuarve e ka pasur në thelb të filozofisë së tij. Sot, ato nuk kanë goditur një nënë pa djalin e saj. Sot ato kanë goditur secilin nga ne, ndaj secili prej nesh duhet të ndjejë në fytyrë ato goditje dhe atë turp…”, ka shkruar Fevziu.

Më tej, ka thënë se rasti i ndodhur ka qenë dhimbja e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, ndërsa ka shtuar se ajo është edhe nënë dëshmori.

“Kjo nënë kishte një djalë. Ajo do të ishte sot me të, e me siguri, do kishte qenë e kënaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat në shtëpinë e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Në momentin më të rëndësishëm e më delikat të vendit të tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UÇK-së. Ai vendosi të mbrojë me jetën e tij, jo vetëm të moshuarit, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës që kërcënoheshin nga dhuna serbe. Ai ra dëshmor në afërsi të Gjakovës në vitin 1999”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, ka thënë që vendi për të cilin djali i saj e filjoi jetën, i rezervoi asaj një skenë e cila të rrënqethë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe moderatorja Rudina Xhunga e cila ka thënë që ky rast tregon mungesën e mundësive për të mbijetuar dhe kjo ndodhi është dëshpëruese.

“Shqipëria e 30 vjetëve, Kosova e këtyre viteve, është e shkatërruar nga varfëria, nga kërkimi i identitetit. Të rinjtë janë në kërkim të vetes nëpër botë dhe prindërit i kanë lënë pas. Një prej arsyeve nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e mundësive për të mbijetuar. Por sot të gjithë kudo, në Tiranë, Prishtinë, në Pejë ku ndodhi ngjarja e tmerrshme, po flasin për këto vajza qelbësira”.

“U mundova të mos prekem, sepse dua të flas, jo të shpreh emocionet e mia, për këtë ngjarje kaq dëshpëruese. Sepse të rënda ngjarje kemi parë plot, por kjo është dëshpëruese. Ky është reagim ndaj një të pambrojture, dy herë e pambrojtur”, ka thënë ajo.

Ndërsa ka theksuar se këta njerëz nuk e meritojnë të vdesin azileve dhe me kushte skandaloze.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika