Kurti: Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK-ja asnjë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, edhe sot, por se ai e ka refuzuar takimin dhe e ka kushtëzuar atë me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Jemi të gatshëm dhe e lëmë të hapur që të takohemi edhe sot. Por, meqë kryetari i PDK-së, Hamza, nuk do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë”, tha Kurti.

Ai tha se Hamza tashmë po vendos kushte ultimative dhe se, sipas tij, nuk mund të ketë marrëveshje pa takim, bisedim dhe bashkëpunim.

“Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim, pa bisedim, pa bashkëpunim?”, tha Kurti.

Kurti përmendi disa nga hapat që, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje i ka ndërmarrë në drejtim të kërkesave të PDK-së. Ai tha se VV-ja ka votuar për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, ka mbështetur deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë dhe ka siguruar nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Kurti ka theksuar se në këtë seancë u vendos si pikë e parë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili më pas u miratua në lexim të parë.

“U bënë të gjithë hapat në drejtim të kësaj, ata asnjë në drejtim tonin. Tash s’duan as të takohen dhe vendosin qëndrime në formë kushtesh ultimative”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika